Kinematografia Shqiptare kohët e fundit duket se po mbetet shumë aKtive filma të rinj janë gati për vitin 2020
Por ai që do të ndalemi tani është projekti më i ri filmik nga regjisori Maxim Alidini. Regjisori i ftuar në shumë intervista dhe emisione i ka lënë njerzit në pritje për filmin e tij. Mund t’iu duket e pabesueshme por historia e këtij filmi e bazuar në një histori të vërtet i ka bërë njerëzit të presin me padurim daljen në kinema.
I pyetur në një intervistë exlusive për Fjala.al regjisori Maxim Alidini shprehet
“Filmi ka shumë kohë që ka nisur, por që të dal një punë profesionale kam pritë që çdo gjë të marr kohën e vet, xhirimet e filmit janë bërë edhe jashtë Shqipërisë përfshirë këtu edhe Zvicrën në shumë qytete të Zvicrës. Historia është reale përfshihet në zhanrin Aksion dramë romancë dhe më pas ka marr formën krijuese në artin e tij. Nuk mund të zbuloj shumë detaje, filmi është drejt fundit dhe do të dal shumë shpejt në kinema.
Dua të falenderoj gjithë stafin që ka bashkëpunuar me mua pa përmendur emra pasi janë shumë dhe do ti shpall pasi të dal në kinema. Është një staf i madh i cili mbi të gjitha ka besuar në imagjinatën e regjisorit
I urojm regjisorit shumë suksese dhe jemi duke pritur filmin e tij.