Iniesta zbulon të ardhmen: Do kthehem te Barcelona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish lojtari i Barcelonës, Andres Iniesta ka zbuluar dëshirën e tij për t’u bërë trajner dhe për t’u rikthyer te katalanasit.

Ai u larguar nga Barcelona pas plot 22 vitesh aktivizime te klubi spanjoll në verën e vitit 2018, pasi kaloi në skuadrën e J-League të Japonisë, Vissel Kobe.

Spanjolli mori pafund medalje në Barcelonë si dhe numëron nëntë tituj të La Ligës e katër trofe në Ligën e Kampionëve.

Suksesi i marrë në Camp Nou kanë bërë që Iniesta të shprehë dëshirën e rikthimit të Barça në të ardhme, por në këtë rast jo më si lojtar po në rolin e trajnerit.

“Dua të kthehem te Barcelona në një moment të jetës sime, por ato janë hipoteza. Tani ndjehem akoma si një futbollist. Më kanë mbetur dy vjet nga kontrata ime dhe nuk e di nëse do të kem forcë të vazhdoj. Pas kësaj do të dëshiroja të jem trajner”, -është shprehur lojtari në një intervistë për Marca.

Duket se spanjolli është afër përfundimit të marrëveshjes së tij me klubin japonez dhe së fundmi është diskutuar për një kalim të ish-lojtarit të Barcelonës te klubi i Estudiantes./Fjala.al/

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV