Kina vë në qarkullim trenin që konkurron shpejtësinë e një plumbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tren që lidh Pekinin me qytetin e Zhangjiakut, do të jetë i parë tren në botë, i cili do të jetë me shpejtësi 350 kilometra në orë.

Treni i ri me shpejtësi të lartë do të zvogëlojë kohën e udhëtimit midis dy qyteteve, nga tre orë në vetëm 47 minuta, ndërsa hekurudha nëpër të cilën pritet të ecë ky tren mori rreth katër vjet për ta ndërtuar.

Ai do të ketë dhjetë stacione të ndryshme, përfshirë Badaling Changcheng, ku njerëzit mund të hyjnë në Murin e Madh të Kinës.

Veç kësaj, trenat do të jenë “të zgjuar” me sinjale të pajisura 5G, ndriçim inteligjent dhe 2.718 sensorë për të identifikuar ndonjë problem në kohë reale.

Ky tren vjen ndërkohë që Pekini vazhdon të përgatitet për Lojërat Olimpike Dimërore 2022. Këto trena mund të përmirësojnë efikasitetin e punës për të promovuar sportet dimërore të Kinës dhe të forcojnë ekonominë./Fjala.al

Të fundit

Avioni ushtarak rrëzohet mbi kampusin e shkollës, të paktën 16 viktima

Të paktën 16 persona, përfshirë pilotin, humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur një avion stërvitor i...

Arrestohet vëllai i deputetit socialist, iu gjet municion luftarak në banesë

Policia e Elbasanit ka arrestuar Denis Hasallën, vëllain e deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla, pasi në banesë iu gjet një sasi municioni luftarak....

“Në PD duhet analizë për 11 majin”, Berisha i përgjigjet Fisnik Qoses: Jemi parti e hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur Fisnik Qosjes, i cili ka deklaruar dje në A2 CNN, se përveç farsës duhet edhe...

“Zvarritja e gjyqit ndaj Berishës nuk është më surprizë”/ Po tejkalohen të gjitha afatet

Vijon zvarritja e gjyqit ndaj Berishës. Edhe në seancën e dytë për aferën “Partizani” avokatet shkuan me një strategji të qartë. Analisti Arben Meçe në...

Akuza për shpifje ndaj Vilma Nushit, Albana Vokshi shpallet e pafajshme

Deputetja Albana Vokshi është shpallur e pafajshme për shpifje ndaj biznesmenes Vilma Nushi. Përmes avokatit, Nushi kërkoi 3 milionë lekë dëshmpërblim, ndërsa prokurori kërkoi pafajësi./e.t

Lajme të tjera

Web TV