Makina e policisë aksidenton për vdekje 21-vjeçaren

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në Rennes të Francës. Një makinë policie ka aksidentuar për vdekje një 21 vjeçare ku shkak është bërë një trafik i rënduar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 të mëngjesit në rrugën Aristide-Briand, kur dy këmbësorë u shtypën nga një automjet policor. Ndërkohë, shoqëruesi i të resë një djalë 23 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Testet e alkoolit dhe të drogës ishin negative për drejtuesin e automjetit policor.

Prokuroria e Rennes ka kërkuar zbardhjen nga Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit.  Aksidenti thuhet se ka ndodhur ndërsa automjeti policor po kalonte një autobus dhe dy këmbësorët po kalonin para autobusit para se të përplaseshin nga makina e policisë, e cila e kishte me nxitim./fjala.al