Sondazhi: Trump imazhi më negativ, Merkel më pozitivi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Imazhi i Presidentit Donald Trump tek publiku në shumë vende të botës është negativ, ndryshe nga imazhi i vetë Shteteve të Bashkuara që është përgjithësisht pozitiv. Këto janë gjetjet e një studimi të publikuar të mërkurën nga qendra Kërkimore “Pew” me bazë në Uashington.

Gjashtëdhjetë e katër për qind e të anketuarve që jetojnë jashtë SHBA-së kanë thënë që nuk kanë besim se zoti Trump po bën gjënë e duhur në çështjet ndërkombëtare, ndërsa 29 për qind shprehin besim tek udhëheqësi amerikan.

Sondazhi mbi opinionin publik në 33 vende përfshiu 37 mijë persona të anketuar mes muajve maj e tetor 2019.

Zoti Trump shihet me një sy më negativ në Evropën Perëndimore sipas “Pew”.

Vetëm 13 për qind e të anketuarve në Gjermani thanë se kishin besim tek zoti Trump, 18 për qind në Suedi, 20 për qind në Francë, 21 për qind në Spanjë, 25 për qind në Holandë e Greqi dhe 32 për qind në Britani.

Në Rusi 20 për qind e të anketuarve thanë se kanë besim se presidenti amerikan mund të bëjë gjënë e duhur në çështjet botërore.

Sipas sondazhit, në Meksikë 89 për qind thanë se nuk kanë besim tek zoti Trump.

Por në disa vende publiku ka shprehur mbështetje për zotin Trump sikurse India 56 për qind, Nigeria 58 për qind, Kenia 65 për qind, Izraeli 71 për qind dhe Filipinet 77 për qind.

Megjithatë sondazhi në përgjithësi shpreh një mosmiratim të disa prej nismave të zotit Trump të marra në kuadër të politikës së jashtme.

Studiuesit përdorën mesataren për të përmbledhur opinionet e qytetarëve nga vende të tjera mbi punën e kryer nga zoti Trump për disa çështje.

Lexo edhe :  Meta do votojë në burgun “313”, Partia e Lirisë thirrje medieve ta transmetojnë “live”

Një mesatare prej 68 për qind u shpreh kundër vendosjes së tarifave, 66 për qind kundër tërheqjes nga marrëveshja mbi ndryshimet klimatike dhe 60 për qind kundër murit në kufirin mes SHBA-së e Meksikës.

Bisedimet e drejtpërdrejta mes presidentit amerikan me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjetën mbështetjen e 41 për qind të të anketuarve ndërsa 36 për qind u shprehën kundër tyre.

Qendra Kërkimore “Pew” i ka pyetur të anketuarit edhe mbi pikëpamjet e tyre për udhëheqës të tjerë botërorë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel rezulton me mbështetjen më të madhe, 46 për qind e të anketuarve kanë shprehur besim tek ajo pasuar nga presidentit francez Emmanuel Macron me 41 për qind, ai rus Vladimir Putin me 33 për qind dhe presidenti kinez Xi Jinping 28 për qind.

Por sipas qendrës “Pew” qëndrimet e përgjithshme ndaj Shteteve të Bashkuara ishin pozitive.

Vlerësimet më pozitive në Evropë erdhën nga Polonia, ku 79 për qind e të anketuarve thanë se kanë një qëndrim të favorshëm ndaj Shteteve të Bashkuara, ndjekur nga Lituania me 70 për qind dhe Hungaria me 66 për qind.

Vlerësimet më të ulëta për Shtetet e Bashkuara në Evropë erdhën nga Holanda me 46 për qind, Suedia 45 për qind dhe Gjermania 39 për qind.//VOA

Të fundit

Merz uron në shqip Ramën për fitoren më 11 maj: Pres me padurim takimin në Tiranë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka uruar kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen në krye të vendit. Në një postim në rrjete...

Berisha fitoi, ne humbëm

Nga Ermal Mulosmani Sali Berisha sot është Kryetari i vërtetë i opozitës. Ushtria e drobitur prej tri viteve luftë brenda vetes, është rimbledhur në repart,...

A do e mbajë premtimin e lënies së mandatit? Ja si përgjigjet Paloka

Deputeti Edi Paloka ndoqi të njëjtën linjë politike si kryetari Sali Berisha në hyrje të selisë blu mbrëmjen e djeshme, ku u përgjigj shkurt...

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në Tranzicion (SITE)....

Kjo është sasia e kremit të diellit që i duhet fytyrës

Të gjithë e dimë që mbrojtja nga dielli është thelbësore, por shumë prej nesh nuk e dinë se sa krem mbrojtës nga dielli i...

Lajme të tjera

Web TV