“R.I.P Donald Trump”, si qëndron e vërteta e parashikimit të “The Simpsons”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas atentatit që u bë ndaj Donald Trump, nga i cili, ish-presidenti u lëndua në veshin e djathtë, menjëherë në rrjet qarkulluan foto dhe meme nga seriali i famshëm “The Simpsons”, ku shfaqet Trump në një arkëmort dhe sipër në të shkruhet “R.I.P Donald Trump, 1946-2024”.

“A e parashikuan edhe një tjetër ngjarje “The Simpsons”?”; “Sigurisht që “The Simpsons” do e dinin”; “Ok, bota duhet të mbajë shënim nga “The Simpsons”; ishin disa nga komentet që vërshuan në rrjetet sociale.

Stafi i Reuters pyetën producentin ekzekutiv të “The Simpsons”, i cili konfirmoi se në fakt, skena që po qarkullon online është e rreme.

Matt Selman, producenti ekzekutiv i “The Simpsons” tha:

“Imazhi i Donald Trump në një arkëmort nuk është shfaqur kurrë në “The Simpsons”. Është i edituar. Nuk ka asnjë provë se ky moment është shfaqur në një episod të shfaqjes. Është e trishtë, por është kaq e thjeshtë të krijohen skenare dhe parashikime të rreme nga “The Simpsons” me qëllim që të keqinformohen njerëzit”.

Imazhi në fjalë qarkullon në rrjetet sociale qysh prej vitit 2017 dhe mesa duket, dikush ka pasur gjithë kohën e botës që ta krijojë dhe të bindë njerëzit se “The Simpsons” e kanë parashikuar ‘vdekjen’ e ish-presidentit./E.Ç

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV