Zjarri në banesë, gjendet i pajetë 82 vjeçari në Këlcyrë

Digjet një banesë në një fshat të Këlcyrës e për fatin e keq ka humbur jetën i zoti i saj. Ngjarja është mësuar pak minuta më parë ndërsa mësohet se zjarri të ketë rënë gjatë orëve të natës.

Nga të dhënat e policisë mësohet se S.D, 82 vjeç është gjetur i pajetë brenda ambienteve të kësaj banese. Nga hetimet paraprake saktësohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, pasi dyshohet që i moshuari të ketë harruar ndonjë mjet ngrohës të ndezur. Ai jetonte i vetëm pasi fëmijët i kishte jashtë vendi.

Një grup ekspertësh hetimor janë nisu drejt vendit të ngjarjes në Sukë. Ata do të nxjerrin edhe shkaqet reale të kësaj tragjedie.

Koha e ftohtë dhe temperaturat shumë poshtë zeros është një rrezik serioz edhe për këtë fatkeqësi që gjendet ndër shqiptarë të cilët jetojnë në kushte jo të mira ekonomike.  /Fjala.al/