“Zogu i Tiranës’ ka mbledhur vota sa për një mandat deputeti”

Deputeti i opozitës në Parlmanet, Myslim Murrizi ironizoi sot duke thënë se Zogu i Tiranës ka mbledhur vota sa për një mandat.

Deklarata e Murrizit në një media, u bë për të sjellë në vëmendje fenomenin e shit-blerjes së votës. Murrizi theksoi se listat e hapura politike i kanë kundërshtuar ata që nuk kanë në telefon më shumë se katër numra

“Listat e hapura politike i kanë kundërshtuar ata që nuk kanë në telefon më shumë se katër numra, të shoferit, të ndonjë mikeshe që mund të dalë tani te Zogu i Tiranës e dy të tjerë. Zogu ka mbledhur vota sa për një mandat deputeti”, deklaroi Murrizi.