250 mijë euro për luftën kundër ISIS, amerikanët e falënderojnë Haradinajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e amerikane në Prishtinë ka falënderuar Kosovën pas vendimit të Qeverisë për vënien në dispozicion të 250 mijë eurove për përkrahjen e koalicionit global kundër ISIS-it.

“Falënderojmë Kosovën për mbështetjen e palëkundur dhe anëtarësimin në koalicionin për të mposhtur ISIS-in”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë është marrë vendim që të akordohen 250 mijë euro për përkrahjen e koalicionit global kundër ISIS.

Kjo ishte pika e vetme e rendit të ditës, ndërkaq.

Këto shpenzime është bërë e ditur se do të ndahen nga shpenzimet e paparashikuara.

Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendim.

Që pas dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit, Haradinaj disa herë ka mbledhur Qeverinë dhe ka bërë ndarjen e mjeteve financiare për tema të ndryshe.

Të fundit

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me fjalët që thotë në miting

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në takimin përmbyllës të Elbasanit sërish ka ngecur mes fjalëve në fjalimin e tij....

VIDEO: Java Mesdhetare e Muzikës, Bashkia Tiranë bashkon artistë nga vende të ndryshme

Java Mesdhetare e Muzikës është aktiviteti i radhës i organizuar nga Bashkia Tiranë. Rrugët e qytetit kanë marrë një ngjyrë krejt tjetër sot nën...

VIDEO: Degradon takimi i PD në Elbasan, militantët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Një përplasje fizike ka ndodhur në Elbasan mes mbështetësve të kandidatëve të ndryshëm që garojnë nën siglën e “Shqipërisë Madhështore”. Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti...

Ermonela Felaj, kandidatja që i duhet Tiranës për një parlament të vlerave dhe jo zhurmës

Ermonela Felaj Valikaj, një emër i njohur në politikën shqiptare, është kandidate për deputete në qarkun e Tiranës në listën e hapur të Partisë...

LaCivita ka një mision të pamundur në Shqipëri, Rama merr 78 mandate

Corriere della Sera Ekipi i Trump po përpiqet të ndryshojë kursin politik të Shqipërisë, e cila shkon në zgjedhje të dielën(11 maj). Favoriti për t’u...

Lajme të tjera

Web TV