Fushë-Krujë/ Lyejnë makinën me benzinë dhe i fusin flakën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një makinë është djegur në mesnatë në lagjen ‘Punëtori’, ndërsa zjarrëvënia sipas policisë ka qenë e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00. Makina tip fuoristradë “Land Rover” me targa AA 141 AA që është përfshirë nga flakët është në pronësi të Xh.F.

Pronari i makinës ka bërë denoncim se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Ai ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte. Edhe policia thekson se mjeti është lyer me benzinë në pjesën e përparme dhe më pas i është vendosur flaka.

Zjarrin në mjet e kanë shuar zjarrëfikset duke bërë të mundur që mjeti të mos digjet krejtësisht. Janë verifikuar një sërë gjurmësh të gjetura në vendin e ngjarjes ndërkohë që policia po err në pyetje edhe anëtarët e tjerë të familjes F. Pronari është person i njohur në zonën e Fushë-Krujës. /Fjala.al/

Të fundit

Milan dhe Juventus, në garë për “dështakun” e sezonit

Sipas asaj që raporton “talkSport, Milan dhe Juventus kanë shtuar interesimin për Darwin Nunez. E ardhmja e sulmuesit uruguaian...

Kryeministri francez: Marrëveshja e BE me Trump, ditë e errët për Evropën

Kryeministri francez François Bayrou thotë se Bashkimi Evropian ka kapitulluar para kërcënimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për rritje të tarifave, duke e...

GJKKO kalon për gjykim dosjen ‘Revanshi’, të pandehur Shullazi, Avdyli e Duka!

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marrë Emiljano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Përmes një...

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë…

Në një takim të zhvilluar kwtw tw hwnw në Britaninë e Madhe me kryeministrin britanik Keir Starmer, Presidenti i SHBA Donald Trump foli për...

Daja i Endrit Shabanit bëhet ‘ekspert ligjesh’, letër KQZ-së: Mos prano dorëheqjet!

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV