Çështja “Panucci”/ Duka u kërkon falje tifozëve: U gabova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka pranuar se vendosja e Christian Panuccit në krye të Kombëtares ishte një gabim i madh.

Në një intervistë për medien italiane “Ttuttosport”, Duka u ka kërkuar falje tifozëve dhe ka thënë se zgjedhja e Panuccit ka qenë një gabim tërësor.

“Në zgjedhjen e Panuccit kam gabuar tërësisht dhe u kërkoj falje tifozëve. Për ne Kombëtarja është gjëja më e rëndësishme dhe ai e shkatërroi skuadrën”.-u shpreh Presidenti i FSHF-së.

Më tej ai ka shtuar se italiani është një person konfliktues e se kurrë nuk do mund të jetë trajner, pasi sipas Dukës ai mendon vetëm për para e jo për futboll.

“Ai është një njeri me konflikt: Ai kurrë nuk do të jetë trajner. Pas çdo ndeshjeje pati tensione me shtypin, ajo krijoi çarje në ekip. (Panucci) nuk mendon për futbollin, por vetëm për paratë. Kur e njoftova për shkarkimin, menjëherë më tha që do të pretendonte edhe qindarkën e fundit. Nuk është çështje ekonomike, por korrektësi etike”-ka thënë ndër të tjera ai.

Ndërsa, për trajnerin aktual, Edy Reja-n, kreu i FSHF-së ka thënë se është bindur nga Tare për të ardhur në krye të Kombëtares sonë.

“Reja ishte pak i dyshimtë në fillim, kështu që Tare e thirri dhe e bindi që të bëhej trajneri i Shqipërisë. Kemi një projekt të mirë dhe objektivi është që të marrim pjesë në Evropianin e vitit 2024”-u shpreh për medien italiane Armand Duka./Fjala.al/

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV