Ish-pronari i televizionit tentohet të mbytet nga gruaja me jastëk

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në 3 Janar por është publik disa ditë më vonë nga këngëtarja Adelina Tahiri. Ish-pronari i televizionit TV ERA, Abdulla Mehmetaj është tentuar të vritet nga bashkëshortja e tij.

Sipas Mehmetajt, arsyeja ishte pasuria e tij, edhe kushti i nënshkruar në kontratën martesore, ku nënvizohej se gruaja do të kujdesej  për të deri sa të jetë gjallë.

Gruaja e tij Arlinda Mehmetaj është pedagoge në universitetin e AAB-së në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:40, ndërsa viktimës ja nxori gjumin jastëku në fytyrë. Ai ishte i lidhur gjatë natës me litar nga këmbët e duar por fatmirësisht arriti të çlironte veten.

Pasi kishte zbritur në katin e parë të shtëpisë, gruaja e tij u fsheh në një pjesë të errët dhe më pas e goditi me çekan në kokë disa herë ku edhe i kishte shkaktuar të çara.

Këngëtarja i ka uruar shërim të shpejtë dajës së saj përmes një postimi në profilin në Instagram./Fjala.al