Nga /Fjala.al/
Krimi monstruoz që ndodhi në Paskuqan mbrëmjen e djeshme ka një histori të madhe trafiku droge pas. Ngjarja që i kalon kufijtë e ço imagjinate njerëzore në fakt është e tillë prej afër një dekade, kohë kur bashkëshorti i viktimës në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishte nisur rrugën e pasurimit të shpejtë.
Gjithçka mbart ai rast trafiku droge, me tendencë Holandën, nis konkretisht në Tiranë, atje ku bashkëpunëtori i tij dhe shoku i tij mbushin kamionçinën me kanabis dhe tentojnë ta kalojnë nga Porti i Durrësit. Në vijën e fundit të kontrollit, aso kohe, u pikas lënda narkotike. U vu në pranga transportuesi, Adrian Çingu, i cili gjatë hetimeve duket se tregoi edhe detajet mbi rastin në fjalë.
Policia shpalli në kërkim dy bashkëpunëtorët, njëri prej të cilëve, konkretisht bashkëshorti i viktimës së mbrëmshme dhe vëllai i autorit të krimit të rëndë. Që prej vitit 2014, konkretisht fillimshtatorin e atij viti, Eltoni gjendet në burg për trafik ndërkombëtar droge në bashkëpunim.
E që prej asaj kohe, bashkëshortja e tij ka probleme të theksuara me kunatin, i cili kohëve të fundit punonte edhe si fatorino. Ndërkohë njihet në zonë si përdorues i theksuar drogërash dhe alkooli.
Pjesë nga dosja e trafikut me Holandën
“Në vijim të këtij aktiviteti, Adrian Çingu më datë 27 gusht 2012 ka blerë formalisht nga Elton Çapoku automjetin e llojit “kamionçinë” e më pas i ka bërë ndryshimin e targave të këtij mjeti, si dhe duke i prerë siguracionet dhe kaluar dokumentacionet e tjera shoqëruese të mjetit në emrin e tij.
Pas këtij veprimi, automjeti i mësipërm është marrë nga shtetasi i identifikuar si ‘Beni’ prej deklarimeve të të pandehurit Adrian Çingu më datë 06.02.2013, me qëllim ngarkimin në të të lëndës narkotike dhe fshehjen e saj. Pasditen e datës 28 gusht 2012, Adrian Çingu është telefonuar nga shtetasi Beni duke i treguar se makina ishte bërë gati për t’u nisur në Itali dhe duke i treguar vendin se ku gjendej ajo, e konkretisht në rrugën e Durrësit, afër një karburanti në Laprakë.
Çingu, pasi takohet me Benin, i cili po e priste afër automjetit të mësipërm, merr porositë prej këtij të fundit dhe niset në drejtim të Portit të Durrësit për të ikur në drejtim të Italisë me traget e në vijim për në drejtim të Holandës, ku ishte destinacioni i dërgimit të lëndës narkotike. Po me datë 28 gusht 2012, rreth mesnatës, Çingu i është afruar pikës së kalimit kufitar “Porti-Durrës” me qëllim hipjen në tragetin e linjës Durrës-Bari së bashku me automjetin që drejtonte.
Pikërisht në zonën e kontrollit antidrogë të policisë, automjeti i është nënshtruar kontrollit policor. Nga kontrolli në kamionçinë pas kabinës u zbulua vendi i fshehtë i sajuar dhe brenda tij u gjend e fshehur një sasi prej 35 thasë të mbushur me lëndë bimore që rezultoi se ishte lëndë narkotike e llojit kanabis me peshë totale prej 186 kg e 750 gramë”.