Në ndeshja e bamirësisë për të prekurit nga tërmeti, nga 4 kombëtaret më yjet e së shkuarës, në finale kanë dalë vetëm kombëtarja e Italisë dhe Shqipërisë.
Por, vetëm pak para se të luhet finalja në fushën e gjelbër është parë se është dëmtuar tapeti. Në fushë kanë zbritur inspektorët e mirëmbajtjes dhe kanë rregulluar dëmet e shkaktuara.
Ka pasur dhe zëra që kanë folur për cilësinë e tapetit, por këtë herë duket se dëmi ishte lehtë i rikuperueshëm.
Ndeshja e bamirësisë midis yjeve të Shqipërisë dhe Italisë e përfunduar me fitoren e fqinjëve. Ndërsa kombëtarja e Greqisë ka triumfuar në përballjen ndaj asaj turke në stadiumin “Air Albania.” /Fjala.al