Pas ushqimeve, rritet edhe çmimi i cigareve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e paketave të cigareve u rriten me 10 lekë në fillim të janarit. Burimet nga tregu i furnizimit me shumicë pohuan se, shkak u bë rritja e akcizës me 5 lekë në fillim të këtij viti e parashikuar në kalendarin e akcizës që në paketën fiskale të vitit 2017.

Përllogaritja e TVSH-së mbi rritjen 5 lekë e kanë rritur çmimin fundor të një pakete me 10 lekë. Në paketën fiskale të vitit 2017 qeveria miratoi një kalendar për rritjen e akcizës vit pas vit deri më 2021.

Sipas këtij kalendari akciza në vitin 2020 arriti në 6250 lekë për 1000 copë cigare nga 6000 lekë që ishte vitin e kaluar. Sipas kalendarit që tashmë është në fuqi vitin që vjen akciza për 1000 copë cigare shkon në 6500 lekë.

Rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata si produkt me efekte negative në shëndet duke rritur çmimin e shitjes së tyre.

Mirëpo në rastin e Shqipërisë rritja e akcizës shoqërohet me rritje të kontrabandës, siç edhe ka ndodhur që kur kjo politike e taksave me rritje ka nisur të aplikohet.

Ministria e Financave ka sqaruar se me qëllim përafrimin e mëtejshëm me Direktivën e BE 2011/64, e cila përcakton nivelin minimal të akcizës për cigaret të paktën 90 euro për 1000 cigare, riskedulimi i rritjes siguron një politikë të qëndrueshme taksimi sipas standardeve të BE-së.

Rriten edhe çmimet e frutave e perimeve

Viti i ri 2020 nisi me rritje çmimesh për një sërë artikujsh, duke devijuar nga tradita e krijuar në këtë periudhe kur çmimet rriten gjatë muajit dhjetor. Në ditët e parë të janarit furnitorët e shumicës kanë përditësuar çmimet me rritje për të gjithë nënproduktet e mishit të përpunuar, cigareve dhe frutave dhe perimeve.

Lexo edhe :  “Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Teksa çmimet më të larta të cigareve dhe sallamerisë po vijnë për shkak të taksave më të larta dhe rritjes së kostove nga importi, çmimet e frutave dhe perimeve po rriten për shkak të mungesës së prodhimit vendas. Në ditët e para të janarit çmimet e mandarinave u dyfishuan nga 70 lekë në 13 lekë për kilogram.

Tregtarët e lidhen këtë ndryshim me përfundimin e prodhimin vendas, teksa pohuan se tashmë në shumicën e artikujve të frutave dhe perimeve furnizimet vijnë nga importi, kryesisht Greqia dhe Italia. Burimi/Monitori/

Të fundit

Samiti në Hagë, Rama takon senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, që mbahet në Hagë,  zhvilloi takime me senatorët...

Mourinho kërkon sulmuesin shqiptar, Fenerbahce ofron vetëm 5 milionë euro

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë këtë sezon, por nuk do të jetë te Fenerbahce e Mourinhos. Beshiktashi e ka në...

Tragjedi në Tiranë/ E moshuara bie nga pallati ku banonte, humb jetën në vend

Një 88-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “Egnatia”. Ndërkohë...

Masakra e Gërdecit në fokus sërish / Fatmir Mediu në seancë gjyqësore te GJKKO

Fatmir Mediu është paraqitur mesditën e kësaj të marte në GJKKO për seancën e radhës lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ku ish-ministri i Mbrojtjes...

Goditi punonjësen e OSHEE-së, kapet pas dy muajsh 38-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi dy muaj më parë ka goditur me sende të forta një punonjëse...

Lajme të tjera

Web TV