Shkretëtira mbulohet nga dëbora, shijoni pamjet e rralla

Ditën e sotme, reshjet e dëborës kanë zbardhur një nga vendet që gjatë ditës arrin temperatura të larta. Është fjala për Arabinë Saudite, qytetarët e të cilit shijuan fenomenin e rrallë.

Nga mediet e huaja mësohet se, reshjet e dëborës kanë qenë më të dendura në rajonet veriperëndimore si malet e Dahr.

Videot për këtë ndodhi të rrallë në Arabi kanë vërshuar në rrjetet sociale. Mediet arabe raportojnë se temperaturat ranë nën 0 o C në disa pjesë. /Fjala.al