Irani e ka pranuar sot së është përgjegjës për rrëzimin e avionit ukrainas në të cilin humbën jetën 176 persona në bord disa ditë më parë në Teheran.
Sipas Teheranit, ushtria iraniane e goditi “pa dashje” avionin ukrainas duke e konsideruar pjesë të gabimit njerëzor.
Sipas agjencisë së lajmeve iraniane, “Fars” ka qenë pikërisht lideri suprem Ali Khamenei që dha urdhër për të treguar dhe për të bërë publike të vërtetën në lidhje më avionin e rrëzuar.
“Sapo lideri suprem u informua në lidhje me gabimin katastrofik urdhëroi që rezultati i hetimit të bëhej i njohur në mënyrë të qartë, të sinqertë dhe të ndershme”- raporton Fars./Fjala.al