Marrin lejen 14 mijë gra/ ISSH: 2.6 miliardë lekë për raportet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë marrë leje për barrë-lindje 14,139 gra gjatë 9 muajve të parë të vitit 2018. Shuma që është paguar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore arrin në 2 . 6 miliardë lekë.  Pjesa më e madhe e nënave të trajtuara me leje lindje rezultojnë të punësuara në firma private apo të vetëpunësuar në bujqësi. Të dhënat janë bërë të ditura nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore  dhe i korrespondojnë periudhës Janar-shtator 2019. Vlera e paguar për lejet është rreth 200 milionë lekë më shumë se  viti paraardhës. Kjo pagesë, korrespondon me 80 për qind të pagës neto për gratë e punësuara që marrin leje lindje, për 6 muajt e pare, dhe më pas për periudhën tjetër reduktohet në 50 për qind. Po ashtu kjo kategori përfiton edhe një shpërblim në rast se të dy bashkëshortët janë në marrëdhënie pune.

Sipas ISSH-së në total përfitime të përkohshme për barrë-lindje kanë përfituar 14,139 gra, ku pjesa më e madhe rezultojnë të punësuara në firma private apo të vetëpunësuara në bujqësi,  Pas shpenzimeve për pensione, të cilat arrijnë vlerën e 80 miliardë lekëve,  ky zë përbën dhe vlerën më të lartë të shpenzimeve të Institutit.

Ndërkohë që po gjatë kësaj periudhe, janë pagur 372 milionë lekë për aftësi për paaftësi të përkohshme, apo siç quhet ndryshe Kemp, vlerë e cila sërish ka ardhur në rritje krahasuar me 2018.  Ndërsa për aksidente dhe sëmundje profesionale është paguar një shumë modeste prej 15 milionë lekësh. Në total shpenzimet e ISSH-së për 9 mujorin regjistrohen në 92 miliardë lekë.

Të fundit

Zbulohet një depozitë e rrallë minerali e vlerësuar në miliarda euro në Francë

Një depozitë e madhe e mineraleve të tokës së rrallë është identifikuar në Saint-Agnès , një fshat i qetë...

I dënuar për disa krime, riatdhesohet emigranti parë që mbahej në Gjadër

Është riatdhesuar drejt vendit të origjinës nga Qendra e Riatdhesimit në Gjadër, emigranti i parë i huaj që qëndronte në këtë strukturë. Lajmin e ka...

Tërmeti në Mianmar zbulon Pallatin Mbretëror të varrosur prej shekujsh

Një tërmet shkatërrues në Mianmar zbulon rrënojat e pallatit mbretëror nga dinastia Konbaung, të fshehura nën qytetin antik të Inwa. Tërmeti me magnitudë 7.7...

Arbër Hajdari për fitoren e Gjestit/Gjysma jonë më e mirë Kosova, mori atë që e meritonte

Gjesti ka arritur të shpallet fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania 4, duke u kurorëzuar si kampioni i këtij sezoni. Pas...

“Fuqitë e lanë te porta e…”/ Historia tragjike e mikut personal të Zogut

Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim...

Lajme të tjera

Web TV