Mungoi në miqësoren e yjeve, Cana zbulon arsyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kapiteni i kombëtares së futbollit shqiptar, Lorik Cana nuk ka marrë pjesë ditën e djeshme në ndeshjen e yjeve të Shqipërisë, Greqisë, Italisë, e Turqisë.

Ndonëse emri i tij ishte në listë dhe u përfol shumë se do të merrte pjesë në këtë ndeshje, Cana ka munguar.

Rikujtojmë se ndeshja e djeshme u organizua për të mbledhur sa më shumë para që do shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Cana ishte ai që drejtoi përfaqësuesen tonë në Europian në vitin 2016, ku duhet theksuar se ishte dhe një nga më të suksesshmit në historinë e futbollit shqiptar.

Duket se ish kapiteni ka pasur një arsye shumë të fortë që e ka bërë që të mos ishte pjesë e Kombëtares së yjeve. Në një shkrim të “Panorama sport” mësohet se Cana do të bëhet baba për të dytën herë dhe kjo gjë ka bërë që ish futbollisti të mos lëviz dot nga Italia.

Ai ka zgjedhur që në këtë moment kaq të rëndësishëm të jetë pranë bashkëshortes Monika./Fjala.al/

Të fundit

“Librin e marr në plazh si aksesor për foto”, modelja “ndez rrjetin” me deklaratën

Një deklaratë e bërë nga një prej ‘modeleve’ shqiptare e cila është pjesëmarrëse në emisionin “She’s On Top” ka...

Ylli Manjani: A është normale të hyjnë në burg dashnoret dhe eskortat?

Së fundmi, në media janë raportuar disa raste, kur modele të njohura, që punojnë dhe si eskorta, kanë hyrë nëpër burgje, për takime “special”. Për...

Berisha e ‘nxin’ sërish/ Në delegacionin e Shqipërisë në BE, përfaqësues të karteleve!

Kreu i PD Sali Berisha, po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Fondacioni i Partive Popullore Europiane – Martens Centre dhe Fondacioni për...

Për pushime në Shqipëri, mbi 300 mijë shqiptarë të Kosovës hynë nga Morina në dy javë

Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e madhe e...

”Forbes”: Pse duhet ta planifikoni Shqipërinë për pushimet tuaja?

Për dekada të tëra, Mesdheu ka qenë duke ju propozuar të njëjtat destinacione të arta, por tashmë të vjetruara si Kapri, San Trope’, Mikonos...

Lajme të tjera

Web TV