India mund të përballet ashtu si edhe Irani me sanksione nëse vendos të blejë sistemin e avancuar anti-ajror rus S-400.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit bëri komentet gjatë një konference për shtyp, duke theksuar se gjiganti aziatik nuk ka përjashtime nga sanksionet amerikane për marrëveshjet me Moskën, ashtu si dhe Turqia që rrezikon të njëjtën gjë.
“Nuk ka përjashtime të përgjithshme. Kongresi asnjëherë nuk e ka parashikuar këtë dhe as administrata”, -tha ai.
Zyrtari i paemëruar tha se disa mund të mendojnë se kjo mund të ndodhë pasi Kongresi ka përcaktuar statusin e Indisë si “të mbrojtur nga çdo sanksion” disa vjet më parë. Por ai theksoi se kjo është një keqinterpretim./Fjala.al