Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Si u frikësua në palcë Nexhmije Hoxha pas rrëzmit të bustit të Enverit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tri telefonata nga Tirana. Ndërkohë, unë ndihesha disi e izoluar nga ato që po ndodhnin në Tiranë. Por të nesërmen, paradreke, më kërkoi në telefon Ramiz Alia dhe u interesua sesi ishim rregulluar. E falënderova, por nuk e zgjata dhe as e pyeta për situatën. Pas pak, më kërkoi në telefon Hekuran Isai, por këtij nuk i dola. U thashë djemve: “I thoni, është lart, i dhemb koka”. Nuk mund t’ia falja qëndrimet, jo thjesht të lëkundura, por dhe të dyshimta, që po mbante ai ato ditë…

Më vonë, më mori në telefon ministri i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi. Edhe ky më pyeti si ishim rregulluar. E falënderova për interesimin, i fola për kujdesin që po tregojnë drejtuesit e repartit ushtarak dhe për trajtimin me ngrohtësi nga ana e tyre. Që ky më mori në telefon, më erdhi mirë. Me të isha takuar vetëm në ndonjë mbledhje të KQ dhe më kishte lënë përshtypje të mirë në një takim të rastit, në sallën e pushimit të shokëve të Byrosë Politike. Në këtë takim, që e kam përshkruar në këto shënime, ai tha se nuk do të bënte çap, në qoftë se nuk firmoste kryetari i Shtetit vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Gjithashtu, kisha dëgjuar që në ballafaqimin që u bë në Ministrinë e Mbrojtjes mes Ramiz Alisë dhe oficerëve, që i kërkonin llogari, këta të fundit u solidarizuan me ministrin e tyre, me të cilin, më parë, kishin pasur disa kontradikta. Nuk ndodhi kështu në ballafaqimin që u bë dhe në Ministrinë e Brendshme, ku punonjësit e Sigurimit dhe të tjerë iu kundërvunë Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait.

Një ditë më pas, vendosa dhe zbrita në Tiranë. Shkova drejt e në zyrën e Ramiz Alisë. E bëra këtë, sepse dëgjova që shumë nga ata që mblidheshin në ato mitingje në mbrojtje të Enverit, donin të vinin në Tiranë për të ngritur përsëri monumentin e Enver Hoxhës aty ku kishte qenë dhe kërkonin dorëheqjen e Ramiz Alisë, duke e cilësuar tradhtar.

Nuk mbaj mend se kush më njoftoi për këtë apo nëse u tha nga komentatorët e televizionit. Por ky informacion më vuri në mendime dhe më shqetësoi. Si të vinin në Tiranë? A e dinin ata se punëtorët e Tiranës, në masë, dhe rinia e shkollave, u ngjitën në Qytetin Studenti, se “kështu u porositën” apo për kuriozitet, kur një pjesë e studentëve e pedagogëve qenë futur në grevë? Po monumentin e shkatërruar (a le të ishte i pa shkatërruar) ku do ta gjenin? Nën mbrojtjen e kujt do ta rivendosnin atë? Të policëve të Hekuran Isait apo të do vinin vetë të armatosur?

Pezakët trima, aq të lidhur me pushtetin popullor, me kujtimin e Enverit e të Babë Myslimit, (siç kisha dëgjuar) nuk kishin pranuar t’i përgjigjen thirrjes së qeverisë për të dërguar në Tiranë një batalion për ruajtjen e rendit. Kishin thënë: nuk mund të gjakosemi me popullin e Tiranës. U fol edhe që do të silleshin forca nga Skrapari në Kavajë. Nuk e di a u sollën, por në Kavajë egërsia e të rebeluarve antikomunistë, kishte arritur kulmin dhe andej ishin bërthamat e bandave shkatërruese.

Siç thashë më lart, prej atyre që donin të vinin në Tiranë kërkohej edhe dorëheqja e Ramiz Alisë. Por kë mendonin ata në vend të tij? Unë isha krejtësisht e bindur që asnjë nga shokët e Byrosë Politike ose të KQ nuk ishte i përgatitur dhe i pranueshëm të vihej në krye të Partisë e të Shtetit. Kush? Adili, Manushi, Hekurani, Haxhi Lleshi, Shefqet Peçi? Kush? Apo do të dilte Kryetari nga vetë kjo Lëvizje popullore?

Për të gjitha këto, mendoja se nuk duhej lejuar ardhja e atyre forcave në Tiranë. Më dukej se nuk ishte më koha kur Lëvizjet e masave nxirrnin kryetarët e tyre popullorë. Edhe atëherë, këta nuk dilnin brenda një dite, aq më pak, në kohën tonë, kur po zhvilloheshin ngjarje të bujshme dhe të rrëmujshme, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet socialiste, që nga Bashkimi Sovjetik dhe në gjithë Europën Qendrore e Lindore, nën trysninë dhe me punën minuese të kapitalit dhe të reaksionit antikomunist ndërkombëtar.

Duke rrahur e stërrahur këto mendime në kokë, erdha në konkluzionin se nuk mund të rrija e mënjanuar, me familjen time.

Si kuadër i vjetër i Partisë dhe si shoqe lufte dhe pune e Enverit, për afro 45 vjet, duhej të bëja diçka që të mos ndodhte një e keqe më e madhe, të mos derdhej gjak, vetëm pse kishte nga ata që donin të vinin në vend Monumentin e Enverit. Kjo duhej shmangur me çdo mënyrë, sepse ishte një kohë dhe situatë, kur luhej me të ardhmen e fitoreve dhe me fatin e popullit tonë.

Pa hezituar, lidha një shall në kokë, vura gjyslyke të zeza dhe dola nga shtëpia. I thashë oficerit shoqërues, që e drejtonte vetë makinën, të niseshim për në Tiranë. Gjithë rrugës kisha një ndjenjë të çuditshme për çka po ndodhte. Shkova drejt e në KQ të Partisë. I telefonova Ramiz Alisë dhe shkova në zyrën e tij.

Ramizi dukej shumë i mërzitur. Takimi nuk qe i përzemërt e shoqëror, si më parë. Mbi tryezën e tij, në kundërshtim me zakonin e tij që nuk e mbante skrivaninë të ngarkuar me shumë dosje, ishin vandakë letrash, që, siç dukej, ishin ato që i kishin ardhur nga mitingjet popullore në rrethe.

Pa biseduar për çfarë po ndodhte, unë hyra drejt e në temë, duke i thënë: “Kam ardhur si komuniste e vjetër, si anëtare e KQ, mund të them edhe si bashkëshorte e Enverit, për t’ju kërkuar “çfarë mund të bëj unë, sa mund të ndihmoj e të ndikoj që në këto situata kaq të acaruara të mos shkohet në gjakderdhje, në emër të mbrojtjes së monumenteve të Enverit”.

I thashë se jam gati të shkoj në disa rrethe, si Gjirokastër, Vlorë e në ndonjë tjetër, të bisedoj me organizatorët e këtyre mitingjeve, të shoh ç’kërkojnë dhe ç’mendojnë për të ardhmen, ç’plane kanë, t’i sqaroj për situatën e veçanërisht se ç’po ngjet në Tiranë”.

Ramizi, po më dëgjonte i menduar dhe pastaj, me zë të mekur, më tha: “Kjo është e vështirë të bëhet, edhe në këto rrethe ka grupe kundërshtare të egërsuara dhe mund të ndodhë ndonjë gjë e papëlqyer…”.

Pas këtyre fjalëve, ra një heshtje. Ai kishte të drejtë. Parullat, në disa rrethe, si Kavajë dhe Shkodër, ishin më të rënda dhe kërcënuese ndaj meje, sesa ndaj atij. Atëherë, i propozova që nga çdo rreth, ku janë zhvilluar këto mitingje, të thërriten disa nga organizatorët dhe përfaqësues më të zjarrtë të tyre që t’i dëgjojmë e të sqarohemi me ta. Ramizi e miratoi këtë propozim dhe mori masa për ta realizuar këtë.

U ndava me të dhe u largova, por nuk u ngjita lart në Dajt, te fëmijët. E kalova ditën dhe fjeta te Vila nr. 4, mbi liqenin artificial të Tiranës. Aty kishim ndenjur ca muaj dhe shkonim shpesh me Enverin, për ndonjë pushim të shkurtër, sepse kishte një pamje çlodhëse.

NË KONGRESIN E 10-të TË PPSH

Më 10 qershor 1991 u mblodh Kongresi i 10-të i PPSH, në Pallatin e Kongreseve, i cili u projektua nga arkitekti i shquar Klement Kolaneci dhe shokët e tij të Institutit të Projektimeve, me gjithë komoditetet, dhe nuk u përfundua dot në të gjallë të Enverit.

Punimet e Kongresit vazhduan tri ditë. Në të morën pjesë mbi një mijë e pesëqind delegatë, të zgjedhur në Tiranë e në rrethe. Unë mora pjesë si anëtare e KQ dhe, bashkë me anëtarë të tjerë dhe të ftuar, ishim vendosur në galerinë sipër.

Fjalën e hapjes dhe raportin e KQ të PPSH e mbajti Sekretari i Parë i përkohshëm, Xhelil Gjoni. Për afro dy orë, ai shtjelloi analizën që KQ i kishte bërë së kaluarës së Partisë së Punës, Enver Hoxhës, si dhe problemet aktuale, që shtroheshin para Partisë, në lidhje me situatat e krijuara në Shqipëri dhe në Europë e në botë, që, siç theksoi ai, bënin të domosdoshëm edhe “rinovimin” e Partisë së Punës.

Nuk mbaj mend, nëse në këtë raport shtrohej propozimi “për ndërrimin e emrit nga Parti e Punës në Parti Socialiste” apo kjo u ngrit më vonë dhe u bë objekt kryesor në diskutimet. Por u pa qartë se në këto diskutime pati shumë kundërshti dhe se, në fakt, masa e delegatëve ishte e ndarë më dysh. Përshtypja ime ishte që shumica e delegatëve që vinin nga baza kishin rezerva për çka ishin bërë në dy vitet e fundit, nuk ishin dakord as me ndryshimet që propozoheshin në Kongres nga “reformatorët” për rinovimin e Partisë së Punës dhe për ndryshimin e emrit të saj.

Kjo u duk veçanërisht kur mbajti diskutimin Dritëro Agolli, i cili foli edhe për këtë “rinovim” të partisë dhe të komunistëve. Shumica e delegatëve u ngritën në këmbë dhe duke ia ndërprerë fjalën, brohoritën “Enver Hoxha”, “Enver Hoxha” për disa minuta.

Gjithashtu, kur dikush, në emër të grupit të organizatorëve të Kongresit, lexoi një Rezolutë pak të gjatë dhe kërkoi miratimin e saj, shumica e delegatëve reagoi ashpër me ndërhyrje nga vendi dhe, nuk mbaj mend nëse u vu në votim. Por, sidoqoftë, ajo rezolutë nuk u miratua, u tërhoq dhe nga fundi i punimeve të Kongresit, u zëvendësua me një tjetër rezolutë a vendim, prej disa radhësh.

Lexo edhe :  Shqipja në tri më të vjetrat/ Shkencëtarët në Tiranë: E pandërprerë prej 8 mijë vitesh

Dita e parë e Kongresit, mund të thuhet, shkoi disi mirë. Në ditën e dytë, shumica e diskutantëve folën në mbështetje të ndryshimeve të reformave të Partisë dhe të ndryshimit të emrit në Parti Socialiste.

Pranë meje, në galeri, ishte edhe një veteran, komunist nga Skrapari, i ftuar në Kongres. Vura re që, gjatë gjithë kohës, ai ndoqi në heshtje punimet e Kongresit, por me lot në sy, që i rridhnin në faqe. Ishte mjaft impresionuese të shihje të qajë një burrë. U përpoqa ta qetësoja dhe ta ngushëlloja disi, por ai kishte të drejtë të shprehte dhimbjen, se e ndiente thellë në zemrën e tij që po humbnim Partinë, vlerat dhe fitoret e një të kaluare të lavdishme 50-vjeçare.

Ishte radha ime të ndieja një dhimbje të thellë në zemër, kur morën fjalën, njëri pas tjetrit, dy anëtarët e vjetër të Byrosë Politike, Adil Çarçani dhe Manush Myftiu. Nuk e kam kuptuar as atëherë, as më vonë, se si dhe pse “e katandisën” aq ulët veten këta të dy. Në vend të një autokritike politike për përgjegjësitë e tyre në zhvillimet e viteve të fundit, për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në vend, ata bënë autokritikë për ca gjëra të vockla, që Drejtoria e Pritjes, me sugjerim nga lart për shpenzimet e gjithë udhëheqësve, paskësh sjellë disa ndërresa për gratë dhe ndonjë lodër për fëmijët e tyre. Këto “fakte” u përfolën, madje, edhe u përdorën edhe në raportin që Genc Ruli, i Partisë Demokratike, bëri në Parlamentin pluralist.

Si unë, edhe Vitoja (Kapo), të cilën e kisha në krah, që i njihnim shumë mirë ata dy shokë si njerëz seriozë, që kishin luftuar e sakrifikuar shumë për Shqipërinë, u ndiem keq, tek i dëgjonim. Vitoja, gati me lot në sy dhe e revoltuar, më thoshte: “Si është e mundur të trajtohet kështu Manushi, familja e të cilit gjatë Luftës ishte bazë ilegale e partizanëve dhe shkriu gjithë pasurinë e saj, në Vlorë?!”.

Ramiz Alia, ndiqte nga lozha debatin dhe kërkesën e llogarisë që po u bëhej anëtarëve të Byrosë Politike. Por për ne qe e papritur, kur ai, doli në podium, e mori fjalën dhe lidhur me autokritikën e atyre dy shokëve (nuk mbaj mend tekstualisht fjalë për fjalë, por në esencë) tha: Ja shokë, e kuptoni besoj, me të tillë udhëheqës kam qenë i detyruar të drejtoj unë…(!!!)

Ai foli sikur këta të mos kishin qenë të njëjtët shokë, me të cilët kishte bashkëpunuar më parë edhe Enver Hoxha, dhe sikur ata të mos kishin qenë dy më kryesorët dhe më të afërt me vetë Ramizin, sidomos Adili, i cili u përball me gjithë ato peripeci, që u krijuan nga studentët në vitet ’90-‘91.

Në ditën e tretë të Kongresit, nga fundi i diskutimeve, pak para drekës, m’u dha fjala mua. Isha shumë e emocionuar, sepse ishte hera e fundit që flisja si anëtare e KQ dhe sepse ai ishte Kongresi i fundit i Partisë së Punës.

Fjala ime u prit thjesht me një duartrokitje normale, kur dola në podium dhe në mbyllje, larg atyre brohoritjeve për Enver Hoxhën dhe për Partinë e Punës, që pati disa herë gjatë diskutimit tim në Kongresin e 9-të, në nëntor 1986.

Megjithatë, diskutimi im në Kongresin e 10 u ndoq jo pa interes dhe në heshtje të plotë, veç rastit kur, nga mesi i fjalës, u dëgjua një zë: “Shkurtoje!”.

Kjo kërciti si një rrufe para furtunës, që më kërcënohej, por unë vazhdova e qetë, por me vendosmëri, të mbroja rolin dhe figurën e Enver Hoxhës, ashtu siç e kisha bërë në Plenumin e 18-të të KQ të Partisë, katër ditë më parë.

Në fund të diskutimit shpreha mosmiratimin tim për ndryshimin e emrit nga Partia e Punës, në “Parti Socialiste”, me arsyetimin se e konsideroja të gabuar mohimin e asaj Partie me përvojë të gjatë, 50-vjeçare, dhe me histori të lavdishme, atdhetare e emancipuese, si shtet dhe si shoqëri. E mbylla fjalën time me urimin për punë të mbarë, për të mirën e Shqipërisë e të popullit shqiptar.

Si gjatë Kongresit, por sidomos në pasdreken e ditës së tretë, në prapaskenë dhe nën ethe, po bëheshin manipulime, për të propozuar emra të rinj për KQ të një partie të re, me program të ri, si dhe për zgjedhjen e kryesisë dhe të kryetarit të ri të kësaj partie. Kur kjo çështje u shtrua hapur në Kongres, prapë delegatët u ndanë më dysh.

Një palë ishte që kryetar i Partisë të zgjidhej Ismail Lleshi, që ishte pedagog i shquar i filozofisë, njeri shumë i respektuar për integritetin e mosnjëanësinë e tij në ato kohë të turbullta. Por ai, me këmbëngulje, nuk pranoi e nuk pranoi, edhe pse disa delegatë i shkuan njëri pas tjetrit pranë dhe i luteshin të mos refuzonte. Ai u largua nga Presidiumi dhe shkoi u ul në një cep të sallës, ku ndoqi i qetë Kongresin.

Edhe kandidati tjetër, Fatos Nano, në fillim nuk pranoi, por, me ndërhyrjen e Ramiz Alisë, i cili e thirri aty nga ndiqte Kongresin dhe e këshillonte, Fatosi, në fund, ra dakord. Ai u zgjodh Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, që u themelua në 12 qershor 1991.

Absurditeti i parë i kësaj partie të re dhe zhgënjimi me të drejtë i Ramiz Alisë, ka qenë se, udhëheqja e kësaj partie të re, me në krye Fatos Nanon, teserën e parë ia dha Kryetarit të Partisë (socialdemokratike) të Italisë, Betino Kraksit dhe jo Ramizit, që i hapi rrugën dhe përgatiti programin e saj.

Dua të nënvizoj këtu se për çka ngjau në dy vitet 1990-1991, Ramiz Alia u akuzua, nga vetë komunistët, si përgjegjësi kryesor, madje, është quajtur “tradhtar kombëtar”. Edhe vetë ai, në librin e tij të fundit “Jeta ime”, lidhur me këtë shkruan: “Përgjegjësia kryesore bie edhe mbi mua…”.

Unë mund të them se, si për të keq, si për të mirë, përgjegjësia dhe merita, kryesisht, i përkasin Ramiz Alisë, i cili, ndryshe nga ne, shokët e tij mbështetës, si i pari i vendit, ka qenë i qartë dhe i vendosur në hapat që bënte drejt ndryshimeve të sistemit, gjithnjë me synimin që të evitonte konfliktet shkatërrimtare. Sipas mendimit tim, ngjarje të tilla të mëdha nuk mund të menaxhohen vetëm nga një person. Ramizit i ra “barra” e Udhëheqësit kryesor të Partisë në periudhën më të vështirë që po kalonin Partia e Punës dhe shteti socialist. Megjithatë, ai nuk ka qenë i vetëm, sepse pati mbështetjen e shumicës së Byrosë Politike dhe të Plenumit të KQ, pati edhe mbështetjen time dhe të pjesës dërrmuese të anëtarëve të Partisë së Punës, pavarësisht se kjo mbështetje nga disa u bë me bindje, nga disa të tjerë, me dhimbje dhe me rezerva.

Akuza për “tradhtar” a “tradhti kombëtare” iu bë, në radhë të parë, Ramiz Alisë, por iu bë edhe Byrosë Politike, edhe mua personalisht, madje, edhe gjithë Partisë së Punës, sikur kjo të mos ishte Partia që e kishte udhëhequr për 50 vjet vetë Enver Hoxha! Çuditërisht, atë grup a parti komuniste, që i bënte këto akuza, e krijoi dhe e drejtoi një person i ekzaltuar nga idetë komuniste, por që nuk kishte qenë anëtar i Partisë së Punës.

Sipas mendimit tim, cilësimi “tradhtar” i jepet një personi që tradhton kombin dhe vendin e vet. Por Ramiz Alia me shokë, u përpoqën gjatë atyre dy viteve të shpëtonin ç’mund të shpëtohej, nga cikloni përmbysës, që pas vendeve ish-komuniste të Europës, përfshiu edhe Shqipërinë. Aq më pak, Ramiz Alia nuk mund të cilësohet “tradhtar kombëtar”.

Përkundrazi, shqiptarët në Shqipëri dhe ata përtej kufirit kanë vlerësuar lart kontributin e pamohueshëm që Ramiz Alia ka dhënë, si gjatë Luftës së Dytë Botërore, për Çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës nga pushtuesit nazifashistë, ashtu edhe në krah të Enver Hoxhës, në 45 vjet të pushtetit popullor, në shërbim të lirisë dhe të Pavarësisë së vendit, si edhe për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë shqiptarëve në trojet e veta të përtej kufirit.

Shfrytëzoj rastin të them këtu se e ndiej për detyrë të bëj autokritikë që, në një intervistë të atyre viteve të turbullta, edh e unë e cilësova Ramiz Alinë si “tradhtar kombëtar”. Theksoj se kjo akuzë është bërë vetëm në një rast dhe e shprehur në çaste zemërimi dhe emocioni personal, për shkak të mënyrës sesi u trajtua mbrojtja a mosmbrojtja e shtatores së Enver Hoxhës. E kam theksuar edhe më sipër që, pavarësisht nga këto, unë vetëm pak ditë pas rrëzimit të monumentit, i dola në krah dhe në mbrojtje Ramiz Alisë para përfaqësuesve të “Vullnetarëve të Enverit”, që kërkonin dorëheqjen e tij, si edhe në raste të tjera etj. /DITA

Të fundit

1969/ “Koncerti” i Rolling Stones që tronditi Murin e Berlinit

Një zë, një thashethem i lindur kushedi se ku, një lajm që kurrë nuk u konfirmua. Por mjaftoi për...

Lufta Rusi-Ukrainë, Moska e gatshme të dëgjojë propozimin e Trump për t’i dhënë fund

Rusia është e hapur për të dëgjuar propozimet e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump për përfundimin e luftës, tha një zyrtar. Komentet erdhën pasi...

“T’i dua sytë që më shikojnë”, banori i ulet në gjunjë dhe i shpreh dashurinë Dianës

Në spektaklin e njohur Big Brother VIP Kosova 3, romanca duket se po fillon të marrë jetë midis banorëve, dhe çifti më i përfolur...

‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës!/ Ja skema e re që propozojnë socialistët

Pesë vite nga tërmeti tragjik i nëntorit të vitit 2019, dhe ende pa një ligj për sigurimin e detyrueshëm të banesës nga fatkeqësitë natyrore. "S'u...

Të akuzuarit për ‘11 Shtatorin’ i shpëtojnë dënimit me vdekje/Uashingtoni apelon vendimin

Departamenti i Mbrojtjes do të apelojë vlefshmërinë e vendimit të një gjykatësi ushtarak lidhur me marrëveshjet për pranimin e fajësisë nga Khalid Sheikh Mohammed,...

Lajme të tjera

Web TV