Hoxha flet për vetëvrasjen e nënkomisarit/ Munguan ngushëllimet nga shefat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha, në një studio televizive zbuloi njohjen me nënëkomisarin që ekzekutoi veten në Durrës.

Hoxha tha se e njohu vizualisht Arbjen Pjeçin në kohën kur punonte në komisariatin e Durrësit. Sipas tij Arbeni të jepte përshtypjen e një njeriu të drejtë dhe që zbatonte ligjin dhe jo si ata punonjësit e policisë që janë të veshur me hije dyshime.

Ai tha se mungesa e ngushëllimeve nga drejtuesit e lartë të policisë është tepër e dhimbshme për dikë që i shërbeu për dekada Policisë së Shtetit.

“Kjo është e dhimbshme dhe shumë e rëndë që nuk kishte asnjë ngushëllim nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.  Ka humbur jetën një shërbëtor i ligjit, një njeri që është edukuar për të zbatuar ligjin. Një njeri që gjatë karrierës ka kaluar mbi veten e tij, mbi familjen dhe të afërmit me dhjetëra sfida, presione nga më të ndryshimet, apo i tradhtuar nga politika dhe ka arritur deri në momentin që të ndërmarrë atë akt. Unë vizualisht e njoh, kur kam qenë në Policinë e Durrësit. Më ka lënë përshtypjen e një njeriu të qetë që kryen detyrën dhe jo si këta me hije dyshimi. Një njeri i qetë që zabton vetëm ligjin”, tha Hoxha.

Oficeri Pjeçi ishte në gjendje të rënduar psikologjike, pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhër-shkarkimi, për shkak se Gjykata e Apelit e kishte dënuar me vendim të formës së prerë për “Plagosje të lehtë”.

Në lidhje me këtë vendim të gjykatës Hoxha theksoi se mund të jepej një dënim alternativ më i butë në mënyrë që nënkomisari mos të humbiste vendin e punës./E.T

Të fundit

Mungon vetëm zyrtarizimi, Victor Gyokeres drejt transferimit tek gjiganti londinez

Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës. Sipas “The Athletic”, në fakt, klubi anglez ka arritur...

Persona të paidentifikuar bëjnë “copë e çikë” varrin në Sarandë

Një akt brutal është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Në...

6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

Nga Leonard Veizi Në mesin e verës së një Europe që digjej nga flakët e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria zinte vetëm një cep të...

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

Duke zbritur përgjatë krahut jugperëndimor të vendit, nga qyteti i Vlorës në veri deri në fshatin Ksamil, Riviera shqiptare është shpallur si Maldivet e...

Finiqi nuk po gjen qetësi nga zjarret, pritet ndihmë nga Greqia

Kanë kaluar pesë ditë kur zjarri ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin e Bashkisë së Finiqit. E teksa...

Lajme të tjera

Web TV