Zjarr në Spitalin e Durrësit, probleme me disa pacientë

Spitali i Durrësit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mesnatës.

Shkak për rënien e zjarrit, dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka përfshirë katin e dytë, katin e tretë dhe atë te katërt të Spitalit të Durrësit.

Gjithashtu raportohet se pacientët e ndodhur brenda në spital janë evakuuar në repartin tjetër si pasojë e flakëve, por ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen. Raportohet se disa pacientë kanë pasur probleme me tymin dhe asfiksinë.