Athinë/Nesër nis gjyqi për vrasjen e Elenit, prindërit përballë me autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fjala.al/

Nesër nis gjyqi për vrasjen e studentes greke. Në sallë do të jenë dy të akuzuarit, një shqiptar dhe një grek. Bashkë me ta edhe një sërë dëshmitarësh. Prokuroria ka zgjedhur mes dhjetëra e dhjetëra njerëzish, që kanë dëshmuar mbi krimin monstruoz, vetëm 11 prej tyre.

Historia që prej shumë kohësh ka tronditur gjithë Greqinë ka protagonistë dy shokë të viktimës, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Ata asnjëherë se pranuan krimin por fajësuan njëri-tjetrin.

Studentja Eleni Topaludhi u përdhunua dhe u vra në Rodos. Të akuzuarit ishin miqtë e saj. Të paktën kështu ka dalë në çdo dëshmi miqsh, të njohurish dhe familjarësh. Sipas të dhënave, i akuzuari grek Manolis Koukouras ka kërkuar falje publike nëpërmjet avokatit të vet. Ndërsa Aleksandër Luca, djali shqiptar, nuk ka pranuar asnjëherë që ka abuzuar me shoqen e tij.

Sipas medieve vendase bëhet me dije se procesi gjyqësor do të nisë me dëshminë e prindërve të studentes. Të dy të pandehurit do të transferohen në Gjykatën Athinës nën masa të rrepta sigurie. Që nga e premtja në mëngjes ata janë transferuar në burgun Korydhalo. Nëna e viktimës ka thënë e ndihem e tmerruar, pasi nuk ka gjë më të keqe për një nënë sesa të shikojë vrasësit brutalë të fëmijës së saj!

Akuzat me të cilat përballen dy të akuzuarit janë ‘vrasje’ dhe ‘përdhunim në grup’.

Të fundit

Mundësi egjiptian vendos rekord botëror duke tërhequr 20 automjete

Mundësi egjiptian Ashraf Mahrous (43) vendosi një rekord të ri botëror duke tërhequr 20 automjete të lidhura në Al-Sharkia...

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar sërish pasardhësin e tij, Joe Biden, duke e fajësuar drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë dhe për mënyrën si...

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit e saj. Ajo është shprehur e...

Dy turistë rrëzohen në malet e Komanit/ Zjarrfikësit dhe ambulanca nisen për ndihmë

Dy turistë të huaj që po eksploronin malet rreth bigjeve të liqenit të Komanit, në zonën e Pukës, kanë humbur orientimin. Turistët kanë kerkuar ndihmë...

Plagoset me armë një 27-vjeçar në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 19:10, një 27-vjeçar, i identifikuar si...

Lajme të tjera

Web TV