Irani në protesta antiqeveritare, Trump i mbështet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeqyteti I Iranit, Teheran është “pushtuar” nga qindra protestues të cilët kanë shfaqur zemërim ndaj zyrtarëve duke I akuzuar si gënjeshtarë që mohuan sulmin ndaj avionit ukrainas të pasagjerëve.

Protestat u zhvilluan jashtë të paktën dy universiteteve, Sharif dhe Amir Kabir, thuhet në raporte.

Agjensia e lajmeve gjysmë zyrtare e Farsit bëri një raportim të rrallë të trazirave, duke thënë se rreth 1.000 njerëz shpërthyen në parulla kundër udhëheqësve dhe grisnin fotografitë e Soleimanit.

Studentët bënë thirrje që përgjegjësit për rrëzimin e avionit dhe të tjerë që tentuan ta fshehin, të ndiqen penalisht.

Thirrjet përfshinin “kërkesën për dorëheqje ndaj komandantit të përgjithshëm “, duke iu referuar Liderit Suprem Ali Khamenei, dhe “vdekje gënjeshtarëve”.

“Fars” tha se policia kishte “shpërndarë” protestuesit, të cilët po bllokonin rrugët. Policia përdori ndaj tyre gaz lotsjellës.

Përdoruesit e mediave sociale gjithashtu tërhoqën zemërimin ndaj veprimeve të qeverisë.

Megjithatë protestat ishin më të vogla në numër se demonstratat masive në të gjithë Iranin në mbështetje të Soleimanit pasi ai u vra.

Presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në twitter shprehu mbështetjen për protestat “frymëzuese”.

Irani të shtunën pranoi se rrëzoi “pa dashje” avionin ukrainas nga rrëzimi i të cilit humbën jetën 176 njerëz.

Dhjetëra iranianë dhe kanadezë, si dhe shtetas nga Ukraina, Britania e Madhe, Afganistani dhe Gjermania vdiqën në avion.

Fluturimi i Ukraine International Airlines PS752, gjatë rrugës për në Kiev, u rrëzua të mërkurën pranë aeroportit ‘Imam Khomeini’ në Teheran menjëherë pas ngritjes, dhe vetëm disa orë pasi Irani kishte gjuajtur raketa në dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak.

Këto sulme ishin përgjigje e Iranit ndaj vrasjes nga amerikanët të komandantit të lartë iranian Qasem Soleimani në një sulm me dron në Bagdad në 3 janar.

Të fundit

Kultivonte kanabisin në serë,arrestohet në Madrid shqiptari! Ekstradohet drejt Shqipërisë

Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë...

Zgjedhjet në Kosovë, numërohen mbi 66% të votave me postë

124 vendvotime nga gjithsej 187 sa janë në total apo 66.31 për qind nga votat me postë janë numëruar dire në mëngjesin e së...

‘Shqipëria më e larmishme se Zvicra’, Rama nga Berlini: Kemi edhe ‘Mesdheun’

Në konferencën e turizmit në Berlin, Rama u ndal te bukuritë natyrore që ofron Shqipëria. Rama tha se Shqipëria është një vend edhe më...

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Meta do jetë në listat e mbyllura të PD

Kryetari i PD-së Sali Berisha garanton se Ilir Meta do të jetë kandidat në listat e mbyllura, ndryshe nga sa vetë presidenti i Partisë...

Primaret, zhgënjim dhe shpërthim në bazën e PD

Nga ARTUR  AJAZI Primaret e Berishës, rezultuan zhgënjim i madh. Ata qëmeritonin të votoheshin, morën vota qesharake. Ata qëdikur e kishin “tradhëtuar” dhe talleshin me...

Lajme të tjera

Web TV