Në 71 vjetorin e lindjes, Murakami ndër shkrimarët më të sofistikuar

Haruki Murakami është një prej shkrimtarëve më të mirë dhe më të lexuar nga miliona njerëz.

Sot feston 71 vjetorin e lindjes, ndërsa me penën e tij ka bërë që të jetë i njohur në mbarë botën.

Veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë e pesë gjuhë të botës dhe renditet ndër shkrimtarët më të rëndësishëm japonezë mes Yukio Mishima, Kenzaburo Oe etj., si edhe mes shkrimtarëve më të kërkuar sot në botë.

“Të gjithë jetojmë në një lloj kafazi. Mund të jetë i bukur, mund të jetë i artë, por është kafazi që të lë vetëm me veten tënde”, thotë njeriu që shet miliona libra kudo në botë dhe që të paktën prej dhjetë vitesh përflitet se është ndër kandidatët e çmimit Nobel.

Haruki Murakami është autor i 13 romaneve shumë tregimeve dhe është cilësuar nga kritika botërore si një ndër përfaqësuesit më të sofistikuar të realizmit magjik.

Haruki Murakami ka lindur në Kioto të Japonisë në 1949 dhe tani jeton në afërsi të Tokios.