Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka vendosur censurë në polici.
Ai ka urdhëruar zyrtarët e policisë që të mos japin të dhëna mediave dhe gazetarëve në lidhje me ngjarjet kriminale.
Ky reagim vjen pas vrasjes së biznesmenit, Kastriot Reçi në qytetin e Rrëshenit, ku media zbuloi detajet se është duke u hetuar pista e një hakmarrjeje.
“Përshëndetje të nderuar shefa Komisariatesh dhe sektorësh.
Marr shkas nga dalja në media të materialeve procedurale si në rastin e vrasjes në Rrëshen dhe vrasjes në Paskuqan ku dalin detaje të cilat jo vetëm që bëjnë sekret hetimor po skandalizojnë opinionin duke i interpretuar çdo farë personi.
Ju porosis:
Asnjë komunikim me mediat për asnjë lloj argumentimi.
Pasqyrimi i punës suaj do të bëhet nëpërmjet zëdhënësit të drejtorisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme.
Në çdo rast që do të konstatoj do të filloj pa hezitim ecurinë e rëndë disiplinore ndaj jush. Me të njëjtin shqetësim përcilleni të vartësit tuaj këtë mesazh.
Nuk dua justifikime për daljen e tyre por ju porosis të jeni të vëmendshëm për ecurinë. Konfirmoni”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Brendshme./Fjala.al