Seanca Gjyqësore për 17 zyrtarët, polici dërgohet me urgjencë në spital

Një prej 17 zyrtarëve të akuzuar në Durrës, është larguar nga ambientet e gjykatës në drejtim të spitalit.

Mësohet se Agim Osmani, ndihmës specialist në Policinë e Durrësit është ndjerë keq gjatë seancës gjyqësore dhe është dërguar me emergjencë në spital.

Seanca gjyqësore pritet të zgjasë disa orë pasi do të jepet vendimi për 18 të akuzuarit që u vunë në pranga gjatë operacionit “Abuzuesit”.

Jashtë ambienteve të Gjykatës janë mbledhur familjarët e personave të arrestuar, pasi seanca po mbahet me dyer të mbyllura.

Emrat e personave të arrestuar:

Besnik Domi, shef rendi Shijak.

Sami Xhafa, shefi stacionit policor në Manzë

Ermal Petova, OPGj Manzë

Nikollë Marku, OPGj Manzë

Agim Osmani, ndihmës specialist, Policia Durrës

Gani Dama, polic patrulle (në kërkim)

Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati Shijak

Petrit Neziri, ndihmës specialist policia Manzë

Ndricim Shika, ndihmës specialist policia Shijak

Gjergji Gerço, sekretar i njësisë administrative Sukth

Jul Kaçadej, specialist IMT Shijak

Marjus Shahini, kryeinspektor IMT Shijak

Adem Lika, ndërtues./Fjala.al