S`ka vetëm kompleks ‘Stokholmi’, por edhe ‘Napoleoni’!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Figurat e ndryshme historike nuk përdoren vetëm në histori. Por emrat e tyre përdoren për një sërë emërtimesh të tjera. Rasti më i fundit i njohur vjen nga një Manual Diagnostik që lidhet me emërtimin e sindromave që hasen nëpër shoqëri të ndryshme. Jemi mësuar të flasim për komplekse gjithfarësh, por jo për atë të “Napoleonit”.

Sindromi ‘Napoleon’ është një term i përdorur për të përshkruar kompleksin e inferioritetit nga i cili vuajnë disa njerëz të shkurtër. Ata që paraqesin këtë komplekse përjetojnë ndjenja të pamjaftueshmërisë, të lidhura me shtatin e tyre. Këta persona kompensojnë shtatshkurtësinë me sjellje negative, duke filluar nga agresiviteti më i madh deri tek xhelozia. Nuk është një çrregullim mendor, kjo është arsyeja pse nuk figuron në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM).

Disa studime psikologjike konfirmojnë ekzistencën e sindromës së Napoleonit. Karakteristikat e sindromës së Napoleonit. Duket se njerëzit me shtat të shkurtër kanë më shumë të ngjarë të kenë ndjenja dhe mendime negative ndaj të tjerëve dhe vetvetes. Sipas kësaj logjike, mund të mendohet se shumë nga njerëzit e shkurtër që veprojnë në mënyrë mbrojtëse ose agresive vuajnë deri diku nga ‘sindromi e Napoleonit’.

Ky kompleks duket se është më i shpeshtë te meshkujt, veçanërisht tek ata që jetojnë në mjedise konkurruese. ‘Kompleksi i Napoleonit’ mund të përshkruhet si një mekanizëm mbrojtës kundër stigmave të caktuara sociale në lidhje me lartësinë trupore.

Është e nevojshme të merret në konsideratë fakti që ky kompleks gjithashtu mund të lidhet me një stereotip shoqëror zhgënjyes. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit me shtat të vogël janë me të vërtetë agresivë ose të prirur për të bërtitur dhe folur shumë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe për të vërtetuar vlerën e tyre!

Lexo edhe :  Barnat e reja për humbjen e peshës. Çfarë duhet të dini!

Studimet flasin për një kategori të caktuar dhe jo për të gjithë njerëzit.  /Fjala.al/

Të fundit

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Lajme të tjera

Web TV