Vrau 8 kolegët, ushtari rus: Më poshtëronin, s`kisha rrugë tjetër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga koha kur u arrestua dhe kur u akuzua për vrasjen e tetë kolegëve në një bazë ushtarake në tetor të vitit të kaluar, ushtari rus, Ramil Shamsutdinov, është duke u mbajtur i mbyllur në qendër paraburgimi në Siberi.

Prej fillimit, rekrutët, të afërmit dhe përkrahësit e tij janë munduar ta justifikojnë atë që e ka bërë ushtari, duke e quajtur veprim vetëmbrojtës dhe kundërpërgjigje ndaj poshtërimit të tmerrshëm që ka përjetuar nga kolegët.

Tashmë, në kohën kur hetimet kundër tij po vazhdojnë, djali 20 vjeç ka dhënë sqarime për incidentin përmes një letre nga qendra e ndalimit.

“Pendohem për faktin që nuk kam mundur ta kontrolloj veten dhe që e drejtova veten te ky hap i skajshëm, por nuk pata zgjidhje tjetër. Nuk munda ta duroj më poshtërimin”! Ai është akuzuar se më 25 tetor të vitit të kaluar ka qëlluar për vdekje tetë ushtarë dhe ka plagosur dy të tjerë.

Pas arrestimit të tij, Ministria e Mbrojtjes u mundua ta portretizonte atë si person me gjendje të paqëndrueshme psikike. Megjithatë, rekruti thotë se këtë vepër e ka kryer për shkak të poshtërimit të vazhdueshëm dhe dhunës së përjetuar nga mbikëqyrësit dhe kolegët. Në letër, ai u ankua se nuk kishte ku të ankohej dhe se brenda tij në fund mbizotëroi instinkti i mbijetesës, shkruan “Free Europe”! /Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë...

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani Asparuh – kalojnë lumin Danub...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Lajme të tjera

Web TV