Bllokohet hyrje-daljet, kaos në rrugët që lidhin Tiranën me jugun e veriun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i Bashkisë së Tiranës për spostuar terminalin e autobusëve te kthesa e Kamzës ka shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve në aksin nga kthesa e Kamzës në Institut dhe nga Ura i Institutit deri te hyja për në autostradën Tiranë-Durrës. Ose afër rreth rrotullimit të“Casa Italia”. Autobusët dhe furgonët që duhet të udhëtojnë për në jug të vendit nga Kthesa e Kamzës ku kanë vendqëndrimin duhet të shkojnë deri tek Ura Institutit të marre kthesën të rikthehen edhe një herë në vendnisje dhe më pas të hyjnë në autostradë. Kaosi në qarkullim është ndjerë që në ditët e parë të hyrjes në fuqi të vendimit, që solli edhe zhvendosjen e terminalit të autobusëve. Të gjitha ata që do të duan të udhëtojnë drejt jugut të vendit, prej datës 3 janar 2020 do të kenë një tjetër pikënisje të udhëtimit të tyre, nga “Shqiponja” tek Kthesa e Kamzës.

Bashkia e Tiranës e mori vendimin pasi në janar pritet të rinisin punimet për nënkalimin e rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja”. Deri më tani terminali pranë rrethrrotullimit të Shqiponjës shërbente si terminali i transportit ndërqytetas të zonës së jugut, por në janar 2020 do të spostohet. Shkakun e zhvendosjes së këtij terminali pranë zonës së njohur si Kthesa e Kamzës e shpjegoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj para pak ditësh. “Pas festave të gjithë autobusët ndërqytetas që qëndrojnë te terminali te ish – dogana do të kalojnë rrugën në anën tjetër dhe terminali do të zhvendoset te kthesa e Kamzës”, tha Veliaj.

 

Pas pezullimit të punimeve për Unazën e Madhe të kryeqytetit, në janar pritet që këto punime të rinisin për nënkalimin pranë sheshit “Shqiponja” dhe terminali aktual i jugut të shërbejë si kantier ndërtimi.

Të fundit

Greta Thunberg protestë në Tiranë për… Gazën

Aktivistja Greta Thunberg pritet të vijë sot në Tiranë për të protestuar për... Gazën. Protesta zhvillohet nga mbështetës të Palestinës...

BE hap sot rrugën për kapitullin e fundit të negociatave me vendin tonë

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së pritet që sot, më 23 korrik, të hapin dritën jeshile për vijimin e negociatave me vendin tonë...

KQZ ‘vulos’ sot fituesit e qarkut të Tiranës/ Kush do ta marrë mandatin e ‘Nismës’

Pas më shumë se dy muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i KQZ  Ilirjan Celibashi do të shpëndajë sot mandatet për subjektet politike dhe...

Revista amerikane: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të ngjarë që të habiteni me...

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së...

Lajme të tjera

Web TV