Dilema: Keni depresion, apo rrethoheni nga njerëz të gabuar?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Injorimi i njerëzve të dëmshëm

Kjo kategori e “qenieve njerëzore” janë gjëja më e dëmshme shoqërore që ekziston. Nuk ka qoshe në tokë që na shpëton nga këto qenie. Kudo që të shkojnë, ata sjellin me vete një mungesë të frikshme delikatese, të kombinuar me një finesë të denjë për bizon të egër dhe, mbi të gjitha, kanë të njëjtën aftësi për të lexuar një situatë, si një majmun me libër në dorë.

Përjashtimi nga dobia

Mos e konsideroni të rëndësishëm opinionin ose këshillën e tyre. Nuk dihet me çfarë mashtrimi apo magjie, por gjithmonë e gjejmë veten të kemi nevojë të merremi me këtë kategori të marrësh. Problemi është kur, për ne, idiotët bëhen të rëndësishëm.

Mendimi i tyre fillon të ketë një peshë, e cila asgjëson, si një asteroid, vetëvlerësimin e brishtë. Gjithë sa duhet është një fjalë e gabuar, një koment pa mend ose thjesht një konstatim i bërë në mënyrë jodelikate. Dhe befas, ferri i përmendur më lart nuk është më aq i keq në sytë tanë.

Në disa raste, idiotizmi më serioz, përmes këtij mekanizmi të shkatërrimit total, mund të infektojë qenie të tjera njerëzore, duke bërë që viktima e gjorë dhe e paditur, të hyjë në një rreth vicioz, i cili shpie drejt depresionit.

Të qenurit racionalë

Idiotët janë të tillë për një arsye, vetë fjala e thotë kështu. Ky term rrjedh nga latinishtja, dhe është përdorur për t’i atribuuar statusin e vet “injorantit”. Mungesa e dijes nënkupton mungesën e gjykimit kritik, gjë që në mënyrë të pashmangshme rrjedh në jetën e njerëzve.

Përzgjedhja e njerëzve

Marrëdhëniet njerëzore priren të bashkojnë të ngjashmit. Tani, nëse një person pa nivel mendor mund të bëjë një shkatërrim të tillë në jetën tonë private, imagjinoni se çfarë mund të bëjë një grup njerëzish.

Lexo edhe :  Kush e zëvendëson Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon emrin

Një kaos i pafund, një sasi dëmi që nuk mund të vlerësohet. Mbi të gjitha, fundosja e pashmangshme e vetëvlerësimit tuaj. Sepse nëse është e vërtetë që idiotët veprojnë si magnet për sivëllezërit e tyre jo të gjakut, por të mendjes, atëherë edhe ju detyrimisht mendoni se duhet t’i përkisni kategorisë. Problemi më i madh është kur këta persona janë edhe eprorët tuaj.

Ringritja

Nëse duhet të takoni një idiot dhe ta njihni atë në ditët në vijim, mos kini frikë. Ju ndoshta keni përballur tashmë mijëra prej tyre, dhe karakteri juaj prej çeliku do t’ju lejojë ta shtypni siç duhet. Mos lejoni askënd të dëmtojë vetëvlerësimin tuaj. Kurrë. Burimi: Bota.al/

Përgatiti ‘Fjala.al/

Të fundit

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të...

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim,...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të temperaturës, tha të martën Instituti...

Lajme të tjera

Web TV