Doli nervoz nga fusha, Sarri për Dybala-n: Nuk më plas fare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme Juventus luajti kundër Romës, ku edhe fitoi derbin me rezultatin 2-1. Mirëpo, pavarësisht këtij rezultati në radhët e “Zonjës së Vjetër” ka pasur edhe lojtarë, të cilët nuk kanë qenë shumë të lumtur siç është edhe rasti i Paulo Dybala-s.

Trajneri i bardhezinjëve vendosi që ta ndërronte atë dhe duket se lojtari ka reaguar keq ndaj këtij vendimi.

I pyetur në konferencën pas ndeshjes për reagimin e Dybala-s, Maurizio Sarri ka thënë se nuk i plaste fare nëse numri 10 i Juventus doli nervoz nga fusha.

“Nëse Dybala del nga fusha nervoz, as që më plas fare… Nëse Paulo apo kushdo tjetër këtu nervozohet dhe më pas reagon edhe më mirë në fushë në ndeshjen e ardhshme, për mua është perfekte. Në të kundërt jam unë që i bëj vlerësimet.

Dhe unë jam në këtë post jo vetëm për të bërë vlerësimet e skuadrës në fushë, por edhe më shumë sesa kaq. Nëse Paulo ka parë një ndeshje tjetër, unë shoh një ndeshje tjetër nga stoli, e cila nuk lidhet me paraqitjen e një individi, por të mënyrës se si duhet të lidhet skuadra. Prandaj, për mua ky diskutim përfundon këtu. Sepse mbi të gjitha, në të gjithë karrierën time, nuk kam parë një lojtar të vetëm që të dalë ndonjëherë i lumtur nga fusha e lojës”.-u shpreh për mediet Sarri./Fjala.al/

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV