Kryeprokurori i Lezhës: Ka dosje për 7 pallate të rrënuara nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga /Fjala.al/

Ndërsa Lezha e pastërmetit bëri zhurmë të madhe për shkak të një pallati, ndër më të kushtueshmit në të gjithë zonën, më vonë gjithçka u harrua. Aty qeveria nisi edhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai shkoi si negociator që të shuhej zhurma. Në fakt, ndodhi!

Paçka se zemërimi i banuesve të atij pallati, jo pak po 12-katësh banimi, ishte i madh, ata një moment të caktuar iu dorëzuan gjasmë inspektimit. Aty u thanë se shkuan tri lloje grupesh inspektimesh, ndonëse në çdonjërin prej tyre banorët refuzonin t`i prisnin për shkak të frikës që ata ishin të manipuluar. Në skenë dolën pronarët. Ata realët. Pretenduan se pallati ka siguri të mjaftueshme. Edhe ekspertët ashtu thanë, por ndryshe mendon prokuroria.

Sigurinë e madhe publike doli dhe e dha vetë kryebashkiaku i ri i Lezhës, Pjerin Ndreu. Ai banon në katin e fundit të atij pallati bashkë me familjen e tij. Ai tha se ndjehej i sigurt në atë banesë e për pasojë askush nuk kishte pse të kishte frikë, edhe pse tërmeti e kishte goditur në kolonat godinën, konkretisht në katin e dytë dhe të tretë.

Hetimet   

Sipas të dhënave që vijnë nga Lezha bëhet me dije se janë 7 pallate që kanë pasuar dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit. Këto pallate do të jenë objekt hetimi nga Prokuroria e Lezhës. Organi i akuzës ka administruar provat e referuara nga policia gjyqësore në lidhje me këto objekte, ku 6 prej tyre janë pallate të ndërtuara para viteve ’90, ndërsa një pallat është ndërtuar gjatë viteve të fundit dhe nga tërmeti ka pësuar dëmtime serioze.

Sipas të dhënave nga objektet e vjetra, që janë referuar për hetim pranë prokurorisë, rezulton se ka patur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme, çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën, ndaj nuk i kanë përballuar dot lëkundjet e forta sizmike. Ndërsa për një pallat 10-katësh, i cili është ndërtuar gjatë viteve të fundit, ka dyshime se cilësia e punimeve ka qenë e dobët, ndaj dhe ka pësuar dëmtime të shumta.

Lexo edhe :  E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Të gjitha këto janë mbledhur nga një grup i posaçëm hetimor dhe janë bashkuar në një dosje që iu ka besuar për shqyrtim të mëtejshëm vetë kreut të Prokurorisë së Lezhës, Milan Laskës. Sipas të dhënave pritet të regjistrohet procedimi penal për 2 vepra penale dhe konkretisht: “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” dhe  “Shpërdorimi i detyrës”. Hetimet e prokurorisë do të përcaktojnë nëse ka element të këtyre dy veprave penale, dhe nëse faktohet diçka e tillë personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV