Mjekët kënaqen duke tallur pacientët e tyre në një grup në rrjete sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup privat në rrjetin social Facebook, ku kishte më shumë 11.000 mjekë, ka përjetuar adrenalinë duke u tallur në formën më të keqe të mundshme me pacientët e tyre. Mjekët përveçse kanë postuar foto të pacientëve pa pëlqimin e tyre i kanë bullizuar ata.

Komente të tipit “kur shoh gjokse të rënë, refuzoj konsultimin”, “e kishte mikroskopik”, “ishte vetëm 1.50 metra me taka dhe më vinte deri të mesi”, ishin bërë nga persona të cilët supozohen të jenë jo vetëm më intelektualë, por edhe më humanë se pjesa tjetër e njerëzve. Për ironi të fatit grupi në Facebook, është i quajtur “Divan des médecins”.

Postimet të shumta të tyre që tallen me fizikun e pacientëve dallohen për përmbajtje seksiste , raciste dhe homofobike. Përveç talljes, përmbajtja e caktuar do të përbënte një shkelje të konfidencialitetit mjekësor, por edhe të intimitetit mes pacientëve. Ajo që bie në sy është është veçanërisht rasti i një fëmije 7-vjeçar, i cili vuan nga një hemorragji në qiellzë, fotografia e të cilit ishte postuar në Facebook me komentin “Sindroma e fuqishme?”.

Ngjarja ka ndodhur në Francë dhe kjo është padyshim një shkelje shumë e rëndë e të drejtave të pacientëve./Fjala.al

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV