Nëna iu arrestua në Kosovë, e bija: Do të luftojmë Izraelin e SHBA-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestimi në Kosovë i Ikballe Hudutit nuk ka kaluar pa zhurmë edhe në arenën ndërkombëtare. Gruaja e cila u pozicionua publikisht kundër sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Iran i mohoi mesazhet e saj. Ajo fajësoi mediet që ia nxorën jashtë konteksti, por janë disa deklarata të së bijës e cila duket se veç përfshirjes së vetes në ‘probleme’ tregon se edhe mesazhet e nënës së vet ishin kërcënues dhe nxitëse, siç i quan edhe prokuroria.

Zehra Huduti, e bija e të arrestuarës Ikballe Berisha-Huduti, në një intervistë për televizionin “Nasr Tv”, kishte folur për luftën ndaj Amerikës dhe Izraelit. Zehra, e cila ndodhej për studime në Iran, kishte thënë se vendi i saj Kosova nuk është vend islamik dhe me gjithë eksperiencën që kishte marrë në Iran do ta përdorte në shtetin amë.

“Unë jam Zehra Huduti nga Kosova, vendi më i ri në Evropë, para 12 vitesh i njohur si ish-Jugosllavia. Pas luftës ne u pavarësuam dhe janë bërë 11 vite që ne jemi të pavarur dhe një vend i ri. Unë studioj në Iran. Tash jam në këtë konferencë, për ri-zgjimin islam. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin tim që nuk është një vend islamik. Unë kam nevojë për diçka të tillë, si kjo konferencë, që të mund të bëjë diçka në vendin tim, pas kësaj konference”- kishte thënë ajo.

Zehra, duke qeshur ishte shprehur se gjithë myslimanët janë të bashkuar dhe do ta luftojnë Izraelin dhe Amerikën. Myslimanët janë të bashkuar. Por, me këtë konferencë, ne mund ta luftojmë Izraelin dhe Amerikën”, kishte deklaruar ajo mes tjerash. Ndërkaq, nënës së Zehras, Ikballe Berisha-Hudutit, i është caktuar 1 muaj paraburgim, pasi përmes shkrimeve në Facebook, doli  kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Lexo edhe :  50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegur

Ishin mediet ndërkombëtare në fakt që i morën deklaratat e shqiptares së Kosovës dhe treguan se bëhet fjalë për një nxitëse të sulmeve terroriste. “Telegraf” dhe “Reuters” i kushtuan vëmendje të posaçme Hudutit, ndërsa ajo mundi t`i fshinte postimet e saj dhe më pas do të deklaronte para hetuesve se fjalët e saj ishin nxjerrë jashtë konteksti nga media.

Por prania e të bijës në një konferencë të tillë duket se nuk e përjashton dot nga akuza gruan e vënë në pranga. /Fjala.al/

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV