Nga Ela Tase te Hysni Zela, Qeveria pension të posaçëm për 14 figura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka vendosur të trajtojë pension të posaçëm shtetëror 14 personalitete, mes të cilëve Hysni Zelën e Ela Tasen. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe është botuar sot në Fletoren Zyrtare.

Sipas ligjit në fuqi përfitojnë pension të posaçëm shtetëror personat që kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës.

Të njëjtin trajtim përfitojnë edhe personat kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në Luftën kundër pushtuesve nazifashistë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë, në lëvizjen demokratike dhe që kanë merita të veçanta dhe ata që kanë vuajtur nga persekutimi politik nën regjimin komunist.

Përfitojnë pensioni të posaçëm shtetëror
Shyqyri Hajdar Ballgjini
Faruk Fejzulla Sejdini
Shyqyri Pajazit Sako
Zenel Bejto Drangu
Ela Sotiraq Tase
Visar Hekuran Zhiti
Ago Faik Nezha
Viktor Kiço Papavangjeli
Hysni Hasan Zela
Valentina Shefqet Shehi (Myrto)
Ndriçim Hivzi Spahiu
Rauf Islam Dimraj
Jorgo Perikli Papingji
Edgar Robert Prifti

Masa e përfitimit:
Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë personat e sipërpërmendur si shtesë mbi pensionin që iu takon nga sigurimet shoqërore, ose si pension nëse nuk përfitojnë pension nga sigurimet shoqërore;

Pensioni i posaçëm shtetëror nuk mund të jetë më i ulët se pensioni bazë dhe as më i lartë se dyfishi i pensionit bazë, të miratuar në momentin e lindjes të së drejtës;

Shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror mund të jetë deri në kufirin maksimal, me kusht që shuma e pensionit që i takon nga Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” me këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

Të fundit

Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit, eksperti: Lajm i mirë për ata që…

Banka e Shqipërisë ka ulur për vitin 2025 normën bazë të interesit, nga 2.75% në 2.5% për monedhën kombëtare...

Vullkanet vetëm shkatërrojnë? Jo, qytetet mund të ndërtohen me llavë

Lava, kjo masë përvëluese që shpërthen nga vullkanet dhe shkatërron gjithçka në rrugën e saj, është parë gjithmonë si një forcë e pamëshirshme e...

1976 – Operacioni Entebbe: Sulmi dramatik i komandove izraelite në Ugandë

Më 4 korrik 1976, një nga operacionet më të guximshme dhe spektakolare të shpëtimit në historinë moderne u zhvillua në aeroportin e Entebbes, në...

“Nuk e besova Ronaldon, por kishte të drejtë”. Vinicius zbulon këshillën që i dha CR7

Lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr, ka folur hapur për një këshillë të rëndësishme që mori nga legjenda e klubit, Cristiano Ronaldo - një...

Çekia zhytet në terr, trenat ngecin në Pragë

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të madhe të Republikës Çeke, përfshirë kryeqytetin Pragë, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve...

Lajme të tjera

Web TV