Spitalet nën hetim për shërbimet e tarifat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitalet shtetërore dhe private do të vihen nën hetim. Në fokus do të kontrolleve do të jenë shërbimet dhe tarifat. Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të verifikojë tarifat që kanë aplikuar spitalet nga 1 janari deri në 31 dhjetor të vitit 2019.

Komisioni i Konkurrencës ka vendosur për hapjen e procedurës së Hetimit të Përgjithshëm në Shërbimin Spitalor për vlerësimin e konkurrencës në shërbimin spitalor i cili përfshin shërbimin spitalor publik dhe shërbimin privat. “Hetimi ka për objekt vlerësimin e konkurrencës në treg (përcaktimin e strukturave të tregut, kryerjen e analizës së sjelljes, kryerjen e analizave statistikore-ekonomike për të gjithë shërbimet shëndetësore), dhe janë kërkuar të dhëna dhe informacione në mënyrë shkresore nga:

Spitalet Universitare, Spitalet Rajonale, Spitalet Bashkiake, Spitalet Private si dhe institucionet; Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale dhe Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor”-thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës

Vendim_nr._669_dat_24.12.2019

Të fundit

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po...

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk fshihet pas vendimit të tij,...

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci...

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Lajme të tjera

Web TV