Trumpit nuk i zihet besë, Merkelit po

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Popullariteti global i presidentit amerikan Donald Trump është në një nivel shumë të ultë. Shtetasit e shumë vendeve nuk kanë besim në aftësitë politike të Trumpit, thuhet në një studim të Peë Research Center.

Të anketuarit kanë qëndrime shumë më të ndryshme për kancelaren gjermane Angela Merkel. Studimi është bërë vitin e kaluar në 33 vende të ndryshme të botës.

Vetëm 29% e të anketuarve i beson presidentit Trump në marrjen e vendimeve për tema të mëdha politike. 64 % nuk i beson aftësive të tija, ndërsa 7% e të anketuarve nuk do të prononocohet. Presidenti amerikan ka një besueshmëri shumë më të ultë se shumë politikanë të tjerë botërorë.

Të anketuarit më së shumti i besojnë vendimeve të kancelares gjermane Angela Merkel. 46 % e të anketuarve mendon se vendimet e kancelares janë të drejta. Pas Angela Merkelit renditen presidenti i Francës Emmanuel Macron (41 %) dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin (33%). Më keq se Trumpi në këtë listë renditet vetëm kryeministri i Kinës Xi Jinping, të cilit i beson vetëm 28 % e të anketuarve. Por përqindja e njerëzve që kanë mendime negative për kryeministrin kinez është më e ultë se ajo ndaj Trumpit (43%).

Ukraina i beson Trumpit?

Imazhi i presidentit amerikan dallon shumë – varësisht nga vendi. Për shkak të paralajmërimeve për ngritjen e murit të famshëm ndaj Meksikës, vetëm tetë përqind e meksimakëve i besojnë vendimeve të Trumpit. Në Britani të Madhe Trumpit i besojnë rreth 33%. Por në vendet tjera evropiane besimi ndaj tij është shumë më i ultë. Vendimeve të Trumpit në Gjermani u besojnë vetëm 13 % e shtetasve të këtij vendi. Besueshmërinë më të lartë ndaj vendimeve të Trumpit kanë shprehur banorët e Filipineve – me gati 75%. Ndërsa vendimeve të presidentit amerikan në Poloni i besojnë mbi gjysma e të anketuarve.

Lexo edhe :  "33 vdekje nga uria në 48 orë", Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sa i përket Ukrainës, mendimet dallojnë varësisht nëse të anketuarit janë ukrainas apo kanë prejardhje ruse. 44% e ukrainasve i besojnë vendimeve të Trumpit, që është dyfish më shumë se tek rusët – përkundër faktit që Trumpi ka ndaluar ndihmat ndaj Ukrainës, në konfliktin me forcat ruse. Studimet janë bërë para publikimit të telefonatave të Trumpit me presidentin ukrainas, ku thuhet se Trumpi ka ushtruar presion ndaj Selenskyt.

Kundër taksave doganore

Në Studimin e PEË thuhet se një prej vendimeve më të urrejtura të presidentit amerikan është ngritja e përqindjes së doganave për prodhimet e vendeve të ndryshme. Kundër këtij vendimi janë shprehur 68 % e të anketuarve. Ndërsa më shumë se gjysma është edhe kundër ashpërsimin e politikës imigruese në SHBA.

Pozitive është vlerësuar politika amerikane ndaj Koresë së Veriut. Trumpi është presidenti i parë amerikan i cili është takuar me liderin e Koresë Kim Jong Un. Këtë vendim e kanë mbështetur 41 % e të anketuarve, ndërsa kundër janë 36 %.

E gjitha kjo ka ndikuar edhe në mendimin e njerëzve ndaj SHBA, sepse aktualisht vetëm 54 % e të anketuarve kanë mendim pozitiv ndaj këtij vendi. “Presidenti aktual është një faktor i rëndësishëm për mendimin e përgjithshëm të njerëzve ndaj një vend”, thuhet në studim./DW

Të fundit

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që...

Lajme të tjera

Web TV