FOTO/ Hysaj acarohet me arbitrin, ndërhyn Gatuso për ta qetësuar

Skuadra e Napolit ka mundur Perugian ditën e sotme, në ndeshjen për Kupën e Italisë, me rezultatin 2-0.

Ishin dy golat e Lorenco Insinjes që çuan në fitoren e skuadrës së lojtarit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar ka luajtur si titullar në këtë përballje, duke u bërë edhe protagonist i një rasti ne fund të fraksionit të parë.

Hysaj shkaktoi një penallti për kundërshtarët e tij me një prekje me dorë, por sipas tij ky vendim i arbitrit ishte i gabuar dhe me të drejtë pasi siç shikohet në video topi e ka prekur në krah.

Kjo penallti u prit nga portieri i Napolit, Ospina megjithatë lojtarit shqiptar nuk i ka dalë inati nga ky vendim.

Ai kundërshtoi te arbitri gjithë inat, derisa u desh ndërhyrja e trajnerit të tij, Gennaro Gatusos, që Hysaj të qetësohej e të largohej nga arbitri./Fjala.al/