Ndahet nga jeta intelektuali i mirënjohur shkodran, Pr. Dr. David Luka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ndarë nga jeta një ditë më parë, intelektuali i mirënjohur shkodran, David Luka. Lajmin e ka bërë të ditur Radio Vatikani, ku Luka ka qenë bashkëpunëtor i saj prej shumë vitesh.

David Luka, një personalitet i arsimit shqiptar për shumë vite si mësues i gjuhës shqipe në Shkodër rreth viteve 80 pasi për shumë vite ka punuar si i dëbuar nga regjimi si punëtorë në Mamurras.

Kryeredaktori i parë i gazetës “Shkodra”, gazeta e parë opozitare në vitin 1991 pas gazetës “RD”. Drejtor i Radio Shkodrës për disa vite, pas vitit 1992, më pas pedagog i gjuhës shqipe me titull ‘Profesor Doktor’ në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës.

Prof. Luka ka një kontribut të vyer në shkencën e gjuhësisë dhe autor i një sërë veprash në këtë fushë. Partia Demokratike, dega Shkodër, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Prof. Lukës.

Ngushëllime kanë ardhur edhe nga redaksia në gjuhën shqipe e Radio Vatikanit dhe e gjithë familja shumëkombëshe e Radio Vatikanit – Vatican News: “Të gjithë anëtarët e redaksisë shqipe dhe të familjes së madhe të Radio Vatikanit – Vatikan News, bashkohen në lutje drejtuar Zotit me kolegen Ana Luka dhe familjen e saj, për ndarjen nga kjo jetë të vëllai të dashur Prof. Dr. David Luka.

Duke kërkuar nga Krishti i Gjallë ngushëllimin e krishterë, Anës dhe familjarëve në zi, u sigurojmë afërsinë tonë shpirtërore e vëllazërore, e të bashkuar në lutje i kërkojmë Zotit të jetës ta pranojë vëllanë e dashur, Davidin, në gëzimin dhe paqen e bashkimit të amshuar me Të”.

Prof. Dr. David Luka, gjuhëtar e pedagog i Universitetit të Shkodrës, qe një burrë, vëlla, babë i mirë e bujar. Qe dashurues e studiues i shquar i gjuhës shqipe. Të shumta shkrimet e vepra kushtuar gjuhësisë.

Lexo edhe :  “Jam shalqi me provë”, Rama premton kompensimin pas zjarrit: Shtëpitë e bagëti

Prof. Dr. David Luka i lindur me 15. 05. 1935, kreu shkollën pedagogjike në Shkodër e ma pas Universitetin e Tiranës, dega gjuhë-letërsi. Shërbeu si mësues nga Tepelena, në Kukës e së fundi në Shkodër si drejtor i Radio Shkodrës e mandej si pedagog pranë Institutit Pedagogjik të Shkodrës, me titullin Doktor Profesor.

La pas ma se 17 vepra e qindra shkrime, kryesisht në fushën e gramatikës historike. /Fjala.al/

Të fundit

“Berisha të japë dorëheqjen”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për “Partizanin”

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”....

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Lajme të tjera

Web TV