“Pushkatojini vrasësit, motra ime s`kishte lidhje me hashash”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët e viktimës, Drita Saliaj, janë të shokuar dhe të tmerruar me çfarë ka ndodhur me nënën e tyre. Ata mësohet se janë duke kërkuar të vërtetën që lidhet me këtë masakër që tre të rinj kryen ndaj nënës së tyre. Detajet i ka dhënë vetë motra e viktimës e cila ka hedhur poshtë edhe pistën e hashashit që sipas saj është shpikur nga autorët e masakrës për të humbur gjurmët e aktit monstruoz që u krye ndaj Dritës.

Është Dallëndyshe Kajo, motra e Drita Saliajt e cila është shprehur për mediet lokale se autorët duhet të pushkatohen. Ajo ka theksuar se shteti duhet të veprojë për këtë ngjarje të rëndë pasi familjet rrezikojnë të futen në vëllavrasje.

“Autorët masakruan motrën time. Motrën time e njeh gjithë fshati. Shkuan tre vetë në 12 natës dhe e masakruan. Çfarë kërkuan ata nga motra ime? T’u vijë turp atyre. Të tre djemtë të pushkatohen. Shteti të veprojë, do të futemi në vëllavrasje.  Djemtë po bredhin nëpër zyra për të gjetur të vërtetën”.

Në dosjen e plotë të prokurorisë për ngjarjen horror që ndodhi pak ditë më parë në Mallakastër, ku tre të rinjtë, Luis Saliaj, Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj shkuan në shtëpinë e Drita Saliajt, dhunuan, grabitën dhe e mbytën atë në rezervuar, gjendet detaje të frikshme.

Sipas dosjes tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ideuar të gjithë ngjarjen dhe më pas kanë shkuar tek shtëpia e 50-vjeçares për të grabitur dhe e kanë vrarë atë. Prokuroria bën me dije se gjithçka është zbuluar pas një denoncimi nga një e afërme e Dritës, e cila kishte shkuar në Komisariat dhe kishte denoncuar zhdukjen e saj. Për këtë ngjarje Gjykata e Fierit ka lënë në burgj Luis Saliajn, Ervis Zotajn dhe Sindi Shehajn.Një prej të rinjve, 16 vjeçari Luis Saliaj, ishte nipi i burrit të saj.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV