Shoferi i dehur nuk i ndalon policisë, merr para traun e portit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dehur dhe në timonin e një mjeti luksoz një durrsak për pak sa nuk iu ka marrë jetën punonjësve në traun portual në Durrës. Ai ka refuzuar të ndalojë e për pasojë ka marrë para traun e portit. Sipas të dhënave një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kundërshtoi punonjësit e sigurisë portuale.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”, në P. K. K., Durrës, nuk i ka ndaluar shërbimit të sigurisë portuale duke dëmtuar traun e hyrjes.

Kundërshtoi punonjësit e sigurisë portuale, arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar. Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. Ll., 39 vjeç, banues në Qerret, Durrës.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”, në P. K. K., Durrës, nuk i ka ndaluar shërbimit të sigurisë portuale duke dëmtuar traun e hyrjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore” dhe “Shkatërrim prone”. /Fjala.al/

 

Të fundit

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Putini nuk kishte vend në tavolinë, por zëri i tij dëgjohej ende

Jeff Zeleny Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte i pranishëm në tryezën e bisedimeve mes Presidentit amerikan Donald Trump, liderëve evropianë dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

Athinë, vritet me plumb në kokë 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua me armë zjarri në kokë pak para...

Lajme të tjera

Web TV