21 vite nga Masakra e Reçakut/ Serbia kreu krimin më barbar pas Hitlerit

21 vite më parë forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të tmerrshme kundër njerëzimit që pas Luftës së Dytë Botërore.

Në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, u zhvilluan homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Policia dhe ushtria serbe në Kosovë kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë.Kjo ndryshoi gjithçka sa i përket luftës në Kosovë, duke bërë që NATO, aleanca më e madhe ushtarake të ndërhynte ushtarakisht ndaj regjimit të Millosheviçit./Fjala.al/