Avokatia, një sfidë ku pakkush ia del të gjejë një akord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Denisa Daka*

Përgjatë punës çdo avokat takon e suporton njerëz që dikur i besonin fort njëri-tjetrit!

E në këtë rrugëtim sa njerëzor e të vështirë, mes problemeve, ngjarjeve a ndodhive shumë herë të forta e të mprehta, shoh e konstatoj me keqardhje ditë pas dite, se pakkush këtu ia del të gjejë një akord me kundërshtarin e tij, me dëshirën a vullnetin e mirë për të zgjidhur paqësisht konfliktin mes tyre.

Ndërsa në këtë fushëbetejë humbasin paskëtaj të gjitha palët!

Përpos kësaj, në fund të kësaj udhe, të gjithë harrojnë çfarë i kanë thënë a çfarë i kanë bërë njëri-tjetrit, por kurrsesi nuk harrojnë sesi janë ndier pas kësaj.

Ndërsa pak syresh, ata më të fortët, mëndjehapurit përveçse, të cilët kuptojnë e çmojnë thelbin e gjësë, përfundimisht ia dalin të shmangin mëritë a ndasitë mes tyre, duke zgjidhur përveç konfliktit dhe mundësinë për të shtrënguar sërish duart, si në krye të herës.

Pas çdo shfaqje njerëzore të tillë, më kujtohet ngahera shprehja gjermane “Der Zahn beißt oft auf die Zunge und doch bleiben sie Freunde”… “Dhëmbi kafshon shpesh gjuhën, e megjithatë ata mbeten miq…”.

Lum kush ia del të tejkalojë veten e t’i marrë më të mirën të gjithës!

*Avokate

Titulli orgjinal: Avokatia një sfidë, pakkush ia del të gjejë një akord me kundërshtarin për të zgjidhur paqësisht konfliktin mes tyre

Të fundit

Kokainë, çanta dhe tufa me para! Miliona € të sekuestruara dhe 52 urdhër arreste (VIDEO)

Anti-Mafia italiane ka publikuar pamje nga operacioni “Ura”, ku shihen qartë detaje nga aksioni që preku Shqipërinë dhe Italinë...

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama!/ Pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po kjo është hera katërt që ai...

Si rrallëherë, Sara Hoxha flet për familjen, “BBVA” dhe punën krah Ledionit

Sara Hoxha ka folur për shumëçka, duke nisur që nga familja e saj, karriera dhe dashuria me Ledion Liçon. Sara rrëfeu ndër të tjera...

Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë për mediat kreu i këtij...

Mega-operacioni “Ura”/ Urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-polic

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e koduar “URA” e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike...

Lajme të tjera

Web TV