BE do t’i vendosë taksa doganore Britanisë pas daljes nga Evropa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do të ketë kontrolle kufijsh mbi tregtinë brenda Mbretërisë së Bashkuar në bazë të marrëveshjes Brexit të negociuar nga Boris Johnson, tha negociatori kryesor i BE.

BE konfirmon se do të ketë kontrolle kufitare brenda Britanisë së Madhe nën marrëveshjen e Brexit-it, duke kundërshtuar pretendimin e rremë të Boris Johnson i cili ishte shprehur se kontrolle kufitare nuk do të kishte pas daljes nga Evropa .

Michel Barnier konfirmoi se do të ketë kontrolle duke filluar nga Britania e deri në Irlandën veriore. Kjo do të bëhet në bazë të marrëveshjes që do të qeverisë daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Boris Johnson deklaroi disa herë gjatë fushatës zgjedhore të përgjithshme se nuk do të kishte kontroll në detin irlandez, por mesa duket nuk do të ndodhë kështu dhe opozita e akuzon atë për falsitet.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje të nënshkruar në muajin nëntor, parashikon kontrolle në hyrje të ishullit të Irlandës”, tha zoti Barnier gjatë një seance të Parlamentit Evropian.

“Mezi pres bashkëpunim konstruktiv me autoritetet britanike për t’u siguruar që të gjitha dispozitat të respektohen dhe të bëhen funksionale.”

Analiza e brendshme e qeverisë, e dalë gjatë fushatës zgjedhore të përgjithshme, tha se do të ketë kontrolle të mallrave në të dy drejtimet midis dy pjesëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo analizë gjithashtu theksoi se do të ketë një ndikim shkatërrues në ekonominë e Irlandës Veriore dhe pretendoi se 98 përqind e bizneseve eksportuese të Irlandës Veriore do të “kishin të ngjarë të luftonin për të përballuar këto kosto” të deklaratave doganore dhe kontrolleve dokumentare dhe fizike mbi mallrat brenda Mbretërisë së Bashkuar./Fjala.al/Burimi: The Indipendent

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV