Rrëzimi i avionit në Iran, fillojnë arrestimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organi gjyqësor i Iranit thotë se janë bërë disa arrestime lidhur me rrëzimin e avionit ukrainas që u godit gabimisht nga forcat iraniane, sapo u ngrit nga toka në Teheran, duke shkaktuar vdekjen e 176 vetëve në bord. Njoftimin e bëri të martën zëdhënësi i gjyqësorit, Gholhossein Esmaili, por ai nuk dha detaje mbi numrin e të arrestuarve dhe lidhjet e tyre me çështjen.

Po të martën, presidenti iranian Hassan Rouhani u zotua që të ndëshkojë personat përgjegjës për rrëzimin aksidental të një avioni pasagjerësh ukrainas, ndërsa e quajti incidentin “të pafalshëm”.

Gjatë një fjalimi në televizor, udhëheqësi Rouhani bëri thirrje për ngritjen e një gjykate speciale dhe tha se “e gjithë bota do të shikojë”.

Zhvillimet ndodhin ndërsa qeveria e atij vendi përballet me protesta pasi fillimisht këmbënguli se problemet mekanike kishin çuar në rrëzimin e avionit, para se të pranonin të shtunën se personeli ushtarak iranian e kishte qëlluar dhe rrëzuar aeroplanin duke vrarë 176 njerëzit në bord.

Qindra studentë në një universitet prestigjoz të Iranit i dënuan hapur sundimtarët e tyre islamikë në ditën e tretë të protestave të hënën.

Në disa videoklipe të verifikuara nga Zëri i Amerikës, studentët në Universitetin e Teknologjisë Sharif në Teheran, që njihet për reputacionin në teknologji, duket se ishin mbledhur pranë kampusit duke hedhur parulla dhe dëgjuar folës të ndryshëm që kritikonin qeverinë.

Në një nga videot, studentët thërrisnin “ata vranë elitat tona dhe i zëvendësuan me mullahë”.

Ata i referoheshin dhjetra studentëve iranianë që kishin qenë në avionin e linjës ukrainase që u rrëzua.

Rrëzimi ndodhi vetëm disa orë pasi Irani goditi me raketa bazat amerikane në Irak dhe po bëhej gati për një kundërpërgjigje amerikane që nuk ndodhi. Sulmet me raketa të Iranit, që nuk shkaktuan viktima, u ndërmorën si hakmarrje ndaj vrasjes nga Shtetet e Bashkuara të kryegjeneralit iranian, Qassem Soleimani në Bagdad më 3 janar./VOA

Të fundit

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur...

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u...

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Lajme të tjera

Web TV