Në një artikull të Neë York Times ngrihet alarmi se toksinat që gjenden në ajër janë të dëmshme në atë masë sa ato mund të ndikojnë në evolucionin e njeriut. Toksinat që gjenden në ajër na dëmtojnë në shumë mënyra që nga formimi i kancerit e deri në shkaktimin e sëmundjeve të tilla si diabeti apo Alzheimeri.
Shkencëtarët shqetësohen nga rezistenca e pashpjegueshme që disa njerëz kanë ndaj ajrit të ndotur. Disa argumentojnë se kjo rezistencë qëndron në të kaluarën tonë të largët kur nuk kishte as cigare dhe as gazra të dëmshme për të helmuar ajrin tonë.
Shkencëtarët besojnë se duhet të bëhet një provë gjenesh për të zbuluar nëse njerëzit që janë rezistent ndaj tymit të cigares dhe ndotësve të tjerë të ajrit kanë rezistencë gjenetike ndaj ndotësve të tillë.
Një prej këtyre gjeneve është Marco, i cili siguron formimin e molekulave që prodhojnë qeliza imune në mushkëri. Këto qeliza largojnë bakteret por gjithashtu pastrojnë mushkëritë nga pluhuri.
Versioni njerëzor i gjenit Marco është dukshëm i ndryshëm nga majmunët, dhe ai ndryshim ndodhi të paktën gjysmë milion vjet më parë./Fjala.al