Në studion e “Zemër së hapur” ka qenë i ftuar burri Drita Sulajt, Hair Saliaj. 51-vjeçarja u torturua dhe më pas u mbyt nga nipi i burrit së bashku me dy shokët e tij. Ngjarja ka ndodhur në 5 Janar kur 3 persona e kanë grabitur në banesën e kësaj të fundit, e kanë marrë me dhunë, e kanë vrarë e më pas e kanë hedhur në rezervuar.
Në një lidhje telefonike ka qenë edhe vëllai i Ervis Zotaj, ky i fundit sipas ekspertizës është përdhunuesi i viktimës.
Ai është shprehur se nëse vëllai i tij e ka bërë këtë gjë le të marrë atë që meriton.
“Nëse vëllai im e ka bërë këtë gjë le ta shpien te shtëpia e Hairit dhe ta vrasi me dorën e vet e ta hedhë aty ku hodh Drita.”/Fjala.al