Zjarr në një banesë në Vlorë, humb jetën 65-vjeçarja

FOTO ILUSTRUESE

Një banesë është përfshirë nga flakët dy ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Kallarat.

Si pasojë e këtij zjarri ka humbur jetën 65-vjeçarja, Gastare Strati e cila ndodhej vetëm në banesë në momentin kur banesa e saj u pushtua nga flakët.

Raportohet se shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë dëmtimi i oxhakut , nga ku ka filluar zjarri i cili ka rezultuar dhe fatal për gruan 65-vjeçare.